Muralja në Tiranë, finaliste në “Street Art Cites”
2022-10-06 11:08:02

Murale ne Tirane (Foto Rtsh)

Një nga muralet e “MurAL Fest Tirana”, realizuar nga zvicerani Fabian Bane Florin, është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror që jepet nga faqja “Street Art Cites”, deklaroi Henri Çule, drejtor i përgjithshëm i “Dekor Tirana” dhe ideator i “Tirana Mural Fest”.  

“Jemi entuziastë që për të dytin vit radhazi, një nga perlat e “MurAL Fest Tirana” është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur “Street Art Cites””,- tha Çule, citon “RTSH”.  

Sipas Çule, kryeqyteti shqiptar ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore.  

“Street Art Cities” është një platformë globale me misionin për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë. “Mural Fest” u organizua nga “Dekor Tirana”, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti. (Elona)