Pesëdhjetëvjeçarja Zhu Xuelan ka ndarë bujarisht recetën e saj familjare për përgatitjen e çajit Liubao, një çaj tradicional i errët në rajonin autonom Guangxi Zhuang me një histori mbi 1500 vjeçare, për të ndihmuar bashkëfshatarët e saj të jetojnë një jetë më të mirë.
Zhu është një delegate në Kongresin e ardhshëm të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Ajo jo vetëm që është e talentuar në rritjen dhe prodhimin e çajrave, por që nga viti 2008 ka shërbyer edhe si sekretare e Partisë e fshatit Shanping në qarkun Cangwu, një zonë dikur e pazhvilluar me 95 përqind të banorëve të saj të etnisë Yao, një nga grupet e pakicave etnike të Kinës.
"Kam parë dhe mësuar se si të bëj çaj nga gjyshërit e mi që nga fëmijëria ime," tha ajo.
Si trashëgimtarja e brezit të katërt e një familje me traditë në bërjen e çajit, Zhu ka krijuar metodën e saj të rritjes, përgatitjes dhe ruajtjes së çajit.
"Unë nuk mendoja se ishte mirë që isha e vetmja që zotëroja këto aftësi. Do të ishte më mirë që më shumë fshatarë të mësojnë se si ta bëjnë çajin," tha ajo.
Megjithatë, ideja e saj për t'u mësuar fshatarëve për të bërë çaj u kundërshtua nga familjarët e saj, të cilët dëshironin që ky sekret t'i sillte pasuri familjes së tyre.
"Unë i kam bindur ata për një kohë mjaft të gjatë, duke u thënë se industria e prodhimit të çajit nuk do të gëzojë një treg premtues, për sa kohë që më shumë banorë këtu nuk i mësojnë aftësitë dhe nuk e prezantojnë çajin në vende të tjera," tha ajo.
“Fatmirësisht, më në fund ranë dakord”. Zhu tha se filloi t'i mësojë bashkëfshatarët se si të bëjnë çaj Liubao rreth vitit 2013 dhe deri tani ajo ka mbi 20 "studentë". Ndihem shumë e lumtur që më shumë fshatarë kanë mësuar aftësitë dhe kanë fituar para duke shitur çaj. Përpjekjet e mia dhanë rezultat", shprehej ajo.
Sipas Zhu, Shanping ishte dikur një fshat i varfër për shkak të maleve të larta dhe transportit të pazhvilluar. Më pas, ajo mori drejtimin e ndërtimit të rrugëve duke fituar mbështetje financiare nga qeveria lokale, e cila hodhi themelet për transportin e ardhshëm të çajit Liubao.
"Unë jam një bijë mali dhe anëtare e Partisë. Nuk do të lejoj askënd, i ri apo i vjetër, të mbetet prapa në rrugëtimin tonë të daljes nga varfëria," tha ajo.
Në vitin 2016, fshati Shanping çrrënjosi zyrtarisht varfërinë falë zhvillimit të industrisë së çajit Liubao. Deri tani, fshati ka mbi 107 hektarë për kultivimin e çajit, me rendiment mbi 35,000 kilogramë në vit.
"Fshati ka 501 banorë në 118 familje. Tani, të ardhurat mesatare vjetore të tyre janë rreth 20,000 juanë (2,850 dollarë)," tha Zhu.
Në vitin 2018, Zhu u njoh si një nga trashëgimtaret e rajonit të prodhimit të çajit Liubao, i cili përfshihet në fushatën e trashëgimisë kulturore jomateriale të rajonit. Përpjekjet dhe përkushtimi i saj për të ndihmuar fshatin për të larguar varfërinë i dhanë asaj edhe shumë çmime të tjera nga pushteti vendor dhe departamentet qendrore.
Asaj iu dha titulli “Mbajtëse e Flamurit të Kuq të 8 Marsit” në 2020, një nga nderimet më të larta të kombit për gratë për punën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Në vitin 2021, Zhu u nderua për performancën e saj të shkëlqyer në punën për zbutjen e varfërisë, të udhëhequr nga qeveria qendrore.
“Unë i vlerësoj shumë këto nderime dhe do të vazhdoj të përmirësoj punën time për t'i udhëhequr fshatarët drejt një jete më të mirë,” tha ajo.
Përveç përpjekjeve të saj për zhvillimin e industrisë së çajit në fshat, Zhu ka punuar gjithashtu për t'u kujdesur për fëmijët e emigrantëve në zonat rurale dhe për të gjallëruar fshatin duke zhvilluar turizmin rural.
"Ka dhjetëra fëmijë në fshatin tim, prindërit e të cilëve punojnë jashtë qarkut apo rajonit, duke ua lënë gjyshërve të tyre. Unë jam shumë e shqetësuar për arsimimin e tyre, pasi gjyshërit e tyre të moshuar nuk mund t'i udhëzojnë për detyrat e shtëpisë dhe mësimet e shkollës. " ajo tha.
"Unë kam paraqitur propozimet e mia në departamentet e nivelit të lartë për të kërkuar më shumë vëmendje ndaj këtyre fëmijëve. Ne mund të gjejmë mënyra për t'i ndihmuar prindërit e tyre të gjejnë punë pranë fshatit për t'i lënë ata të kujdesen më mirë për fëmijët e tyre."
Zhu gjithashtu dëshiron të zhvillojë turizmin rural në fshat, i cili ka një kulturë të pasur etnike. Në dhjetor 2017, ajo u bashkua me një ekip performancash dhe organizoi festivalin e parë kulturor të etnisë Yao në fshatin e saj.
Fshati bashkëpunoi me një kompani nga Shenzhen, provinca Guangdong në vitin 2020 për të zhvilluar banesa rurale dhe veprimtari të kohës së lirë, si vjelja e çajit për të gjallëruar turizmin e fshatit.
"Është ideale që ne mund të kombinojmë industrinë e çajit me kulturën dhe turizmin e etnisë Yao për të nxitur zhvillimin e ardhshëm të fshatit," tha ajo.
Autorë të artikullit- CHENG SI në Pekin dhe SHI RUIPENG në Nanning