Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 2.23% në tremujorin e dytë
2022-10-04 11:56:32

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 2.23% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë një konference për shtyp mbi ecurinë e deritanishme të ekonomisë, Ibrahimaj tha se gjithsesi rritja u ngadalësuar në krahasim me tremujorin e parë, kur u shënua niveli 6.5%. Sipas saj, kontributin kryesor e ka pasur sektori i tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Sa i takon krahasimit me vendet e rajonit, Ibrahimaj theksoi se Shqipëria pati rritjen më të lartë në rajon, pas Malit të Zi.

“Vendet e tjera të Rajonit rezultuan me një rritje më të ulët në nivel 6-mujor. Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit që ka pasur një rritje më të lartë, prej 9.64%”,- deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, vendet e Rajonit ende nuk kanë abservuar efektet e krizës së pandemisë. Ministrja theksoi se Serbia është i vetmi vend, krahas Shqipërisë që ka pasur një rritje ndjeshëm më të lartë sesa viti 2019. (Fatosi)