Ambasadori kinez Zhou Ding me bashkeshorten ne panairin e kulinarise (Foto CMG)
Në “Javën e Kulturës Kineze” në sheshin Skënderbej në kryeqytet u zhvillua panairi i kulinarisë kineze, me gatimet tradicionale të kuzhinës kineze, mësimin e prerjes së letrës, kaligrafinë kineze si dhe performancën e artit të çajit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe ambasadori i Kinës Zhou Ding, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, vizitorë të shumtë shqiptarë por dhe turistë të huaj. Disa prej tyre u shprehën dhe për mikrofonin tonë.
Ambasadori kinez Zhou Ding ne panairin e kulinarise kineze (Foto CMG)
Dajani, një djalë i ri nga Tirana shprehet se i kanë pëlqyer shijet e gatimeve kineze. “Kam provuar shumë gjëra interesante dhe këtu është një lloj patatinash shumë e çuditëshme dhe shumë krispi. që është e bërë nga karkalecat. Ishte shumë interesante dhe kishte një shije shumë të çuditëshme, por ishte shumë e mirë. Pastaj gjërat e tjera që provovoa ishin disa ëmbëlsira me domate mos gaboj, kemi pastaj dhe alkolin që ishte shumë interesant. Këtu çdo gjë ishte shumë e mirë, një kulturë mjaft e veçantë dhe e pasur me shumë gjëra të bukura, kështu që ja vlen që çdo shqiptar ta provojë. Ushqimet e tjera ishin shumë të shijshme, ku kishin të bënin me tre lloje të ndryshme pule, të ëmbël, pikante, neutrale, shumë të mira me shije të veçantë, me perime dhe deri diku të ushqyeshme. Kishte pastaj dhe nudëllsat me plot erëza, pra çdo gjë ishte me të vërtetë perfekte. Duhet miksuar në fakt edhe kjo pjesa e ushqimit sepse është mirë pak shqiptare dhe pak kineze”- tha Dajani
Qyettare duke provuar gatimet kineze (Foto CMG)
Gloria, e cila studion në Institutin Konfuci në Tiranë e veshur me kostumin tradicional kinez lëviz për të ofruar njerëzit pranë panairit. “Unë kam provuar pak nga kuzhina kineze pasi jemi në lëvizje që mund të ofrojmë dhe pak persona të tjerë banues të Tiranës me veshjet, kostumet, ndoshta dhe me panairin nëse do kenë dëshirë. Kemi parë më tepër instrumentat, të cilat ishin shumë interesante, pamë dhe një nga vajzat që po i binte njërit prej instrumentave me muzikë shumë relaksuese. Gjithashtu pamë dhe disa mënyra të tjera të një formimi të letrës, mënyrën tipike kineze që ishte diçka shumë e bukur.
Panairi Kulinarise Kineze (Foto CMG)
CMG: Keni provuar ndonjë nga gatimet kineze në panairin e kulinarisë?
Gloria: Provuam një nga stendat e para ku ngjante pak a shumë si patatinat tona, por ishte shumë e lehtë me një shije pak si më të athët. Këtu shumica e personave ishin shumë të lumtur që na panë me veshje që ishte ndryshe nga e përditshmja, dhe u afruan vetë të parët, madje na bënë dhe komplimente që ishte diçka shumë e bukur. Gjithashtu ne ju ofrojmë edhe pjesën e fotove nëse do të kenë dëshirë, i përshëndesim dhe i ofrojmë një foto dhe më pas ju themi që a munden të shikojnë pjesën tjetër të panairit dhe ata afrohen sepse është diçka ndryshe nga e përditshmja, është ajo çfarë të tërheq më tepër.
Për Gledisin, një tjetër studente e Institutit Konfuci është hera e parë që provon gatimet e kuzhinës kineze. “Për momentin nuk pata mundësi të ndaloja tek pjesa e kulinarisë, por jam shumë entuziaste që të provoj ushqimet, madje do të jetë hera e parë që provoj gatimet kineze dhe do jetë një eksperiencë shumë e interesante”, u shpreh ajo.
Henri ka dëshirë të provojë përveç ushqimeve edhe alkolin kinez. “Unë do të provoj disa nga ushqimet kineze dhe disa lloje alkooli tradicional të Kinës. Përsa i përket alkoolit më pëlqen rakia e orizit sepse ka një shije specifike.
Bora dhe Elvini kanë ardhur në Panairin e Kulinarisë Kineze të provojnë gatimet tradicionale, por dhe të ndjekin koncertin me artistët kinezë.
Elvini: Faktikisht unë provova nudëlls që ishin shumë të mira dhe fantastike me thënë të drejtën sepse ishin tradicionale kineze, dhe jo siç mund të kemi provuar më përpara që nuk kanë qenë tradicionale.
Qytetaret shijojne gatimet tradicionale kineze (Foto CMG)
CMG: Shikoj që keni në duar dy letra me shkrim kinez. Çfarë shkruhet aty?
Elvini: Këtu kam shkruar emrin tim dhe emrin e të fejuarës time në kinezisht. Do t’i mbaj dhe do i postoj në shtëpi, thjesht do i kem në kornizë sepse është një kujtim shumë i bukur.
Bora: Unë në Panairin e Kulinarisë Kineze provova orizin kantonez, dhe një ushqim tjetër si lloj ëmbëlsire që me thënë të drejtën nuk ja di emrin. Ushqimet ishin shumë të mira edhe organizimi ishte mjaft i mirë, vetëm se kishte shumë njerëz, që të gjithë donin të provonin ushqimet tradicionale kineze.
CMG: E ndoqët dhe koncertin me artistët kinezë pas përfundimit të Panairit të Kulinarisë?
Bora: E ndoqëm deri në fund koncertin, një gjë shumë interesante sepse kultura kineze pavarësisht marrëdhënieve të dy popujve nuk njihet gjerësisht të paktën nga brezi i ri, ose përveç atyre që mund të kenë studiuar në Kinë. Kështu që ky shkëmbim kulturor mendoj se ishte mjaft i duhur dhe i hapur për të gjithë, pra të gjithë kishin mundësi që të shihnin këngët tradicionale kineze apo vallet e ansamblit.
Gatimi në Kinë është pjesë e një historie mijëravjeçare, sipas këtij stili, është i shkëlqyer, sepse ushqimet gatuhen shpejt dhe pjesa më e madhe e vlerës së tyre ushqyese ruhet. Për kinezët kuzhina e tyre është "perla më e shkëlqyer " e kulturës mijëravjeçare të Kinës dhe ata me të drejtë janë shumë krenarë. Në Kinë ushqimi nuk shërben vetëm për të mbushur stomakun; ai është plot me kuptim e domethënie dhe këtë mund ta vësh re lehtë gjatë kremtimeve të festave të ndryshme.
Gazmend Agaj