Foto: VCG
Që nga mbrëmja e së shtunës, më shumë se 30 persona raportohet se janë konfirmuar të vdekur në Shtetet e Bashkuara për shkak të uraganit “Ian”, duke përfshirë 28 në shtetin më juglindor të Floridës, njofton “Xinhua”.
Por, të dhënat nga agjencitë e lajmeve në SHBA janë shumë më të larta, me numërimin e “NBC News” që ka arritur në 77 dhe “CNN” raporton 70 viktima.
Asnjë numër zyrtar i vdekjeve nuk është publikuar deri më tani nga autoritetet shtetërore.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis deklaroi se qëkur “Ian” përfshiu zonën si stuhi e kategorisë 4 janë kryer të paktën 1100 shpëtime.
“Ian” solli stuhi katastrofike, shira të dendur dhe erëra shkatërruese dhe përmbytje të rrezikshme si në bregdetin e Floridës ashtu edhe në zonat e brendshme.
“Ian” arriti në Karolinën e Jugut si uragan i kategorisë 1 të premten pasdite dhe është dobësuar në një ciklon posttropikal.
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se uragani “Ian” ka të ngjarë të renditet ndër më të këqijtë në historinë e vendit.
“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e atij shkatërrimi. Do të duhen muaj, vite për t'u rindërtuar”,- tha presidenti Biden.
Dëmet e vlerësuara nga era dhe stuhitë e “Ian” janë midis 28 miliardë dhe 47 miliardë dollarë amerikanë, sipas “CoreLogic”, një firmë kërkimore amerikane që vlerëson humbjet nga fatkeqësitë natyrore. (Fatosi)