Kina përmirëson afëtësinë në shfrytëzimin e investimeve të huaja
2022-10-03 12:27:38

Vitet e fundit, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe luhatjeve tregtare, investimet ndërkombëtare po përballojnë gjendje të ndërlikuar dhe disa media dhe analistë po fabrikojnë që investimet ndërkombëtare po largohen nga ekonomia e 2-të e botës.

 

Faktikisht, disa ndërmarrje ndërkombëtare po lëvizin fabrikat e tyre jashtë Kinës. P.sh, kompania Onsemi ka lëvizur qendrën globale e shpërndarjes nga Shangai për në Singapor, kompania Canon mbylli një fabrikë në Zhuhai të Kinës Jugore dhe kompania Apple e kaloi një pjesë të linjes prodhimi iPhone14 në Indi. Duhet të kuptojmë që në tregun gjigant kinez me 500 mijë ndërmarrje të huaja. Ky nuk është një fenomen i gjerë dhe i përgjithshëm.

 

Në ekonominë e tregut, është një fenomen normal ekonomik, që ndërmarrjet bëjnë futje dhe dalje. Jo vetëm në Kinë, edhe në vende të tjera, ekziston ky fenomen. Nuk është një gjë habitëse, sepse ndërmarrjet marrin në konsideratë interesat maksimale dhe përmirësimin e zinxhirit industrial.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Lidhur me këtë, Ministria e Tregtisë e Kinës bëri reagim, duke thënë: “Kina tërheq investime të huaja me një prirje rritjeje në vitet e fundit dhe investimet e huaja ka futje dhe dalje dhe në përgjithësi hyrja është më shumë se dalje.”

 

Megjithëse ndikimet pandemike COVID-19 ende po vazhdojnë, qysh nga viti 2020, përmasat e investimeve në tregun kinez kanë ruajtur rritje të qëndrueshme. Në 2020, investimet e huaj direkte (FDI) që futen në Kinë arritën në 163 miliardë dollarë amerikanë dhe për herë të parë, Kina u bë ekonomia që tërheq më shumë investime të huaja në botë. Në 2021, FDI-ja vazhdoi të ruante rritje me mbi 10% dhe përmasat e investimeve të huaja rriten në 173.48 miliardë dollarë, që kalon për herë të parë mbi 1 trilionë juanë.

 

Këtë vit, investitorët e huaj kanë shtuar nivelin e investimeve, duke ruajtur ritmin e shpejtë investimesh. Në 8 muaj të parë, përdorimi praktik i investimeve të huaja arriti në 892.74 miliardë juanë, 138.41 miliardë dollarë, 20.2% më shumë se një vit më parë. me rritjen e qëndrueshme të përmasave të investimeve të huaja, shfrytëzimi i investimeve të huaja ka patur përmirësim në strukturë, posaçërisht në sektorin e teknologjive të larta.


Kina është bërë destinacioni tërheqës për investimet e huaja, sepse: së pari, mjedisi i biznesit në Kinë po përmirësohet vazhdimisht; së dyti, Kina ka epërsi me tregun supergjigant dhe ekologjinë inovuese; së treti,me kontrollin e mirë pandemik dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror, Kina ka epërsi me sistemin e plotë industrial dhe me zinxhirin e qëndrueshëm furnizimi. Posaçërisht vitet e fundit, Kina ka publikuar një sërë rregullash ligjore, si ligji i investimeve të huaja, që ka ofruar garanci thelbëore dhe ligjore për interesat e investitorëve nga jashtë. “Porti i hapjes i Kinës do të hapet gjithnjë e më tej”. Ky premtim po shndërrohet në favor zhvillimi dhe po luan rolin si ilaç stabilizues për investitorët që vijnë në Kinë.

 

Po të shohim për afat të gjatë, paverësisht çfarë ndryshimesh do të ketë situata ndërkombëtare, vendosmëria e Kinës për zgjerimin e hapjes me nivel të lartë kurrë nuk do të ndryshojë, vendosmëria e Kinës për ndarjen e përbashkët të shansin e zhvillimit nuk do të ndryshojë dhe vendosmëria e Kinës për nxitjen e globalizimit me hapje, gjithëpërfshirje, favorsjellës, balancues dhe fitime të përbashkëta nuk do të ndryshojë. Tani, ekonomia kineze duhet të ruajë vullnetin strategjik, të mënjanojë trazira dhe ndërhyrje e ndryshme dhe të reagojë vëmendje me fruat konkrete zhvillimi.(Jiang Lei)