Foto: VCG
Udhëheqësit botërorë dhanë urimet e tyre të shtunën për 73-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, 1 tetor.
Csaba Korosi, president i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përgëzoi Kinën për arritjet e saj në promovimin e zhvillimit dhe prosperitetit. “Si një anëtar themelues i OKB-sëdhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Kina ka qenë një mbështetëse e fortë për flamurin blu (të OKB-së)”, tha Korosi në fjalën e tij, duke shtuar se ishte gjithashtu i kënaqur që dëgjoimbështetjen e Kinës në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.
Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif përshëndeti të shtunën përzemërsisht Kinën dhe popullin kinez. Kina, si ekonomia e dytë më e madhe, është një burim stabiliteti në një botë që ndryshonvazhdimisht, tha kryeministri në mesazhin e tij në Twitter.
Kim Jong Un, lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK), gjithashtu dërgoi një mesazh, ku përshëndeti arritjet e Kinës ndër vite.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se me rastin e 73-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta dhe miqësore. Uroj që Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës të ketë mbarësi.
Në emër të qeverisë amerikane, presidenti amerikan Joe Biden uroi 73-vjetorin e Ditës Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës dhe shprehu se, së bashku me popullin amerikan, i urojnë të gjithëpopullit kinez që të gëzojë paqe dhe lulëzim. (Çang Çuo)