Nënshkruhet marrëveshja në Beograd për “Teatrin e Hapur Ballkanik”
2022-10-02 12:56:49

Foto: Facebook Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Drejtoresha e përgjithshme e Teatrit Kombëtar shqiptar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina, nënshkroi protokollin e bashkëpunimit në fushën e teatrit, dramës, operës dhe baletit, mes TKOBAP-së, Teatrit Kombëtar të Serbisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

“Teatri i Hapur Ballkanik”, si platformë kulturore e nismës “Ballkani i Hapur”, do të ndihmojë në përforcimin e marrëdhënieve kulturore e të tre vendeve, përfshirë dhe shkëmbimin e burimeve njerëzore artistike.

Mbi këtë të fundit, do të jetë solisti i TKOB tenori Denis Skura, i cili do të jetë pjesë e produksionit “La bohème”, më 22 tetor, në Teatrin Kombëtar të Operës në Beograd. (Irma)