Ceremonia me rastin e 50 vjeotorit të normalizimit të marrëdhënieve Kinë-Japoni u zhvillua në Tokjo më 29 shtator 2022/ foto nga VCG
Të enjten, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi me rastin e 50-vjetorit të normalizimit të marrëdhënieve kino-japoneze.
Në mesazhin e tij të urimit, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se gjatë 50 vjetëve, me përpjekjet e të dy qeverive e të dy popujve, Kina e Japonia kanë arritur katër dokumente politike e një sërë konsensusesh të rëndësishme dhe kanë thelluar pandërprerë bashkëpunimin e shkëmbimet në fusha të ndryshme, duke u sjellë përfitime të rëndësishme të dy popujve dhe duke nxitur paqen e zhvillimin botëror.
Xi theksoi më tej se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-japoneze dhe është i gatshëm që të përpiqet bashkë me kryeministrin Kishida për t'i përshtatur marrëdhëniet kino-japoneze me epokën e re dhe me prirjen e kohës, duke shfrytëzuar rastin e 50-vjetorit të normalizimit të këtyre marrëdhënieve.
Nga ana e tij, Fumio Kishida tha se gjatë gjysmë shekulli, Japonia e Kina kanë pasur zhvillimin e madh në bashkëpunimin ekonomik, kulturor e njerëzor. Sipas tij, ka rëndësi të madhe që, me përpjekje të përbashkëta, të dyja palët të krijojnë një të ardhme të re të marrëdhënieve japono-kineze, konstruktive e të qëndrueshme, për të nxitur paqen dhe lulëzimin e të dy vendeve, të rajonit dhe të mbarë botës.
Po të enjten, edhe kryeministri kinez Li Keqiang dhe Fumio Kishida dërguan mesazhe të ndërsjella urimi. (Wang Lei/ Artan)