Politika mbështetëse për kompanitë kineze të produkteve mjekësore
2022-09-30 10:54:58

Kina ka filluar të bëhet një treg i kërkuar për produktet mjekësore njëpërdorimshme. Këtë vit, prodhuesit kinezë në këtë sektor kanë marrë financim. Me politikat mbështetëse të vendit për bioteknologjinë, bumin e vazhdueshëm në industrinë biofarmaceutike dhe rritjen e produkteve zëvendësuese vendase, sektori i materialeve mjekësore njëpërdorimshme në Kinë pati një zhvillim të qëndrueshëm.

Me politikat mbështetëse dhe kërkesën e shtuar të tregut, kompanitë vendase të produkteve mjekësore njëpërdorimshme janë gjithnjë në rritje.

Disa produkte hemodialize janë në ekspozitë në Shangai, më 22 tetor 2020. [Foto/VCG]

Disa produkte hemodialize janë në ekspozitë në Shangai, më 22 tetor 2020. [Foto/VCG]

Materialet mjekësore njëpërdorimshme janë një degë e rëndësishme e sektorit të laboratorëve. Ato përdoren gjerësisht në eksperimente që kërkojnë saktësi të lartë, të cilat, për një kohë të gjatë, ishin dominuar nga kompanitë ndërkombëtare. Në vitin 2020, materialet konsumuese mjekësore të importuara zunë rreth 90 për qind të tregut kinez.

Megjithatë, kompanitë vendase tani po bëjnë përparim. Këtë vit, prodhuesit kinezë në këtë sektor, duke përfshirë “Kirgen”, “Acumen Biomedical”, “Cell-nest” dhe “Lab Direct”, kanë marrë financim. Investitorët përfshijnë ndërmarrje të njohura si “Legend Capital”, “Long Hill Capital”, “Apricot Capital” dhe “Riverhead Capital”.

“Me politikat mbështetëse të vendit për bioteknologjinë, bumin e vazhdueshëm në diagnozën in-vitro dhe industrinë biofarmaceutike, dhe rritjen e produkteve zëvendësuese vendase, sektori i produkteve mjekësore njëpërdorimshme në Kinë pati një zhvillim të qëndrueshëm. Aktualisht, disa kompani kryesore vendase kanë arritur përparime teknike në lloje të caktuara të materialeve dhe pritet të zënë pjesë më të mëdha të tregut”, - tha Li Chengping, analist në platformën e shërbimit të kujdesit shëndetësor në internet “VBData.cn”.

Në fillim, materialet mjekësore njëpërdorimshme në Kinë kryesisht importoheshin. Me përmirësimin e ekonomisë së vendit dhe avancimin e teknologjisë, u shfaqën furnitorë vendas.

Li Jilong, drejtor i departamentit të zhvillimit strategjik në “Acumen Biomedical”, tha: “Furnizuesit vendas u shfaqën kryesisht në fillim të shekullit 21. Të kufizuar nga nivelet teknike, kompetenca profesionale dhe cilësia e mjeshtërisë, ata filluan duke prodhuar materiale të tilla me vlerë të ulët. Me inovacionin teknologjik, disa ndërmarrje filluan të kenë shtrirje biznesi në ato me vlerë të lartë”.

Në vitin 2020, furnizuesit vendas të konsumit arritën goxha larg. “Guangzhou Jet Bio-Filtration Co Ltd” dhe “Shanghai Titan Scientific Co Ltd” u renditën në Bordin e Inovacionit të Shkencës dhe Teknologjisë në janar dhe nëntor, përkatësisht, ndërsa “Zhejiang Gongdong Medical Technology Co Ltd” u rendit në bordin kryesor të Bursës së Shangait në shtator të të njëjtin vit.

“Arritja u bazua në përpjekjet e akumuluara që kishin bërë kompanitë kineze. Përhapja e Covid-19 ka nxitur deri diku përparimin e prodhimit vendas të materialeve njëpërdorimshme mjekësore. Edhe pse filloi relativisht vonë, me mjedisin në përmirësim të vazhdueshëm, sektori po përqafon një të ardhme premtuese”, - tha Li.

Në maj, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës nxori një plan për zhvillimin e bio-ekonomisë gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2525) dhe propozoi zhvillimin e fuqishëm të teknologjive dhe produkteve të avancuara diagnostikuese, si diagnoza molekulare, imunodiagnoza e kimilumineshencës, të cilat janë teste për sëmundjet e gjakut dhe teste diagnostikuese.

“Me politika mbështetëse, industria e bioteknologjisë pritet të tërheqë më shumë investime, duke nxitur më tej zhvillimin e sektorit të konsumit mjekësor njëpërdorimësh”- tha Li.

nga VCG

nga VCG

Kërkesa e tregut është rritur. Në vitin 2018, tregu i konsumit mjekësor i Kinës u vlerësua në 23.1 miliardë juanë (3.3 miliardë dollarë), duke zënë 10 për qind të totalit botëror. Me bazën e madhe të popullsisë së Kinës dhe industrinë biofarmaceutike në zhvillim të shpejtë, kërkesa për materiale mjekësore të konsumit u rrit në qiell. Sipas një raporti nga “Zhejiang Sorfa Life Science Research Co Ltd”, norma vjetore e përbërë e rritjes së sektorit pritet të arrijë në 20 për qind midis vitit 2019 dhe 2023-shit.

“Automatizimi dhe digjitalizimi i laboratorëve nxiti gjithashtu kërkesën për materiale mjekësore të konsumit të nivelit të lartë. Ndërkohë, pandemia rriti kërkesën për sektorin e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave, si dhe testet e acidit nukleik. Ndërsa importi i materialeve mjekësore njëpërdorimshme u ndikua prej Covid-19, furnizuesit vendas të konsumit janë bërë një zgjedhje e sigurt”,- tha Li.

Për t'u zhvilluar më mirë në këtë sektor, ekspertët e industrisë sugjerojnë që kompanitë vendase të zotërojnë teknologjitë kryesore, të përmirësojnë vazhdimisht pajisjet dhe të rrisin konkurrencën e produktit.

“Ata duhet t'i kushtojnë vëmendje sigurimit të stabilitetit të cilësisë dhe besueshmërisë së produktit”,- shtoi Li.

“Aktualisht, fokusi i biznesit i shumë prodhuesve është ende në prodhimin dhe shitjen e materialeve njëpërdorimshme me vlerë të ulët teknike shtesë. Produkteve të tyre u mungon konkurrueshmëria në treg dhe ka konkurrencë homogjenizimi dhe fërkime serioze të brendshme. Vetëm me inovacion teknologjik mund të arrijnë zhvillim me cilësi të lartë”,- tha Geng Xinrui, menaxher i “Lab Direct”.

nga VCG

nga VCG