Avioni C919, Xi Jinping takon përfaqësuesit e projektit
2022-09-30 20:36:38

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vlerësoi të premten arritjet e bëra gjatë studimit dhe projektimit të avionit të madh të udhëtarëve C919 dhe bëri thirrje për më shumë përparime lidhur me prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë në Kinë.

“Ne duhet të ngulim këmbë te siguria, cilësia dhe qëndrueshmëria, duhet të përpiqemi për përparime më të mëdha në teknologjinë thelbësore, të shpejtojmë procesin e zhvillimit në përmasë e seri dhe të nxisim në mënyrë praktike forcimin e prodhimit, duke bërë përpjekje të pandërprera për të ndërtuar një vend modern socialist dhe për realizimin e ëndrrës së rilindjes së kombit kinez,” u shpreh ai.

Xi i tha këto gjatë takimit në Pekin me përfaqësuesit e projektit C919. Ai vizitoi edhe ekspozitën e arritjeve të këtij projekti të hapur në Pallatin e Madh të Popullit.

Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës, prodhuesja e "C919", mori të enjten "Certifikatën e tipit" për këtë avion nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Plani i prodhimit të "C919" u miratua në vitin 2007 dhe fluturimi i tij i parë u krye në vitin 2017. Ky është avioni i parë kinez i prodhuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të besueshmërisë ajrore dhe me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale.

Avioni i parë "C919" pritet të dorëzohet brenda fundit të këtij viti.(Jiang Lei)