Biznesi dhe tregtia elektronike
2022-09-30 15:51:34

Si ka ndryshuar bizensi në epokën digjitale dhe çfarë po ndodh me tregtinë elektronike në kohën e pandemisë?  Për Grupin Mediatik të Kinës eskpertja e ekonomisë Ada Hoxholli tregon mënyrat sesi funkisonon e-biznes dhe e-commerce.

Ada Hoxholli (Foto CMG)

Ada Hoxholli (Foto CMG)

CMG: Çfarë është biznesi dhe tregtia elektronike? Si mund t’i përkufizojmë?

Ada Hoxholli : Biznesi elektronik dhe tregtia elektronike konsistojnë  në blerjen ose shitjen e produkteve ose shërbimeve, duke përdorur një sistem elektronik siç është interneti.  Në industrinë e telekomunikacioneve kjo mund të nënkuptohet edhe si bashkësia e aplikacioneve të dedikuara e transaksioneve komerciale. Këto kanë të bëjnë me blerjen e produkteve ose të shërbimeve duke përdorur Web-in me përdorimin e servera të sigurtë dhe me shërbimin e pagesave online. Tregtisë dhe biznesit elektronik do t’ju referohemi me termin e-biznes dhe e-commerce.

CMG: Si funksionon biznesi dhe tregtia elektronike?

Ada Hoxholli -Shumica e proceseve në kuadër të sistemit të tregtisë elektronike kryhen nëpërmjet internetit. Produktet dhe shërbimet janë të paraqitura në katalogje online tek faqet e kompanive me karakteristika të tregtisë elektronike, me transaksione financiare online dhe të gjitha shërbimet që lidhen me funksionimin normal të proceseve të blerjes dhe shitjes online. Konsumatorët mund të porosisin artikujt online dhe më pas të paguajnë për to në mënyra të ndryshme nëpërmjet kartave të kreditit/debitit, PayPal, transfertë bankare, pagesë nëpërmjet krediteve në telefon si edhe pagesë në dorë kur dorëzohet produkti i blerë. Së fundmi po prezantohet dhe mënyra e pagesës nëpërmjet telefonit celular. Disa veprime të tregtisë elektronike kryhen me anë të internetit, email-it si dhe celularit, tabletave dhe pajisjeve të tjera elektronike

Për shkak të rritjes së përdorimit të internetit në jetën e  përditshme, përqindja e artikujve virtualë të shpërndarë përmes tregtisë elektronike është duke u rritur me shpejtësi. Këto përfshijnë shërbime të tilla si blerja e aksesit në faqet e kufizuara të internetit, postime dhe njoftime online si dhe versionet elektronike të librave, gazetave, lojrave online apo materialeve të tjera. Megjithatë, shumica e transaksioneve të tregtisë elektronike janë ende të lidhura me blerjen dhe transportimin e produkteve fizike.

CMG: Cilat janë karakteristikat e e-biznes dhe çarë përfshihet në këtë formë të re elektronike?

Ada Hoxholli : Aktiviteti i një e-biznes është si një zinxhir qe fillon me:

Konfigurimi i dyqanit në internet nga ku dhe bëhet edukimi i klientit më pas vijon blerja dhe shitja e produktit finalizohet me transaksionin monetar dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe ne fund dërgohet dhe e-maile marketingu. Tek karakteristikat kryesore mund të përmenden: Gjithëpërfshirja, jo vetëm blerja dhe shitja por gjithashtu shërbimi ndaj klientit dhe bashkëpunimi me partnerët. Inovacioni pasi një kompani e cila implementon e-business është një kompani e cila mund të adaptohet me ndryshimet e vazhdueshme të teknologjise dhe Internet-it. Zhvillimi i intranet-it dhe extranet-it është pjesë e e-business. Rritje konkurrence që ndihmon në suksesin ekonomik të vendit.

 

Tregtia online (Foto thewechatagency)

Tregtia online (Foto thewechatagency)

CMG: Cilat janë anët pozitive që sjell e e-biznes dhe e-commerce?

Ada Hoxholli: E-biznesi ka ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën se si funksionojnë ndërmarrjet, agjencitë qeveritare, organizatat jofitimprurëse dhe institucionet e tjera. Duke i lejuar ato të rrisin produktivitetin, të ulin kostot, të lëvizin më shpejt drejt proceseve të transformimit dixhital dhe përmirësimit. Faturimi elektronik, faturimi i automatizuar dhe sistemet e pagesave digjitale ulin sasinë e kohës që punëtorët i kushtojnë këtyre detyrave, shumë prej të cilave u trajtuan manualisht vetëm disa dekada më parë. Ky lloj kursimi i kohës i lejon bizneset të ulin numrin e drejtuesve të departamentit ose të zhvendosin punëtorët në detyra me vlerë më të lartë. Sistemet dixhitale gjithashtu thjeshtojnë flukset e punës, duke reduktuar kohën midis faturimit dhe pagesës dhe duke përmirësuar fluksin e parave për biznesin.  

CMG: Cilat janë sfidat në këtë fushë inovative biznesi dhe rreziqet që duhen patur parasysh?

Ada Hoxholli : Llojet e sfidave të paraqitura nga biznesi elektronik ndryshojnë nga një organizatë në tjetrën, në varësi të një sërë faktorësh, duke përfshirë nëse kompania ka lindur digjitale, nëse shërbimet digjitale fuqizojnë propozimin e vlerës thelbësore të kompanisë, nëse shërbimet digjitale përdoren për e-biznes në vetëm pjesë të operacioneve të kompanisë dhe nëse kompania strehon teknologjinë e trashëguar.

Pavarësisht nga nivelet e ndryshme të transformimit digjital, sfidat e e-biznesit kanë një fije të përbashkët ku mund të përmendim: sigurimi i shërbimeve të e-biznesit kundër kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara; shkallëzimi i shërbimeve mjaft shpejt për të përmbushur kërkesën pa rrezikuar performancën;

 zhvillimi i teknologjive mjaft shpejt për të mbajtur ritmin me ndryshimin e dinamikës së tregut; gjetja dhe trajnimi i punëtorëve të aftë për të mbajtur ritmin me teknologjitë e avancuara; dhe duke mbajtur ritmin me aftësitë e e-biznesit që, për nga natyra e tyre elektronike, janë gjithmonë aktive.

Taktikat e e-biznesit ofrojnë avantazhe si arritja e një baze më të gjerë klientësh dhe transaksione më të shpejta, por ato gjithashtu vijnë me rreziqe të lidhura.

E-biznesi krijon rreziqe të mëdha për sigurinë e të dhënave - për shembull, sepse klientëve u kërkohet shpesh të japin informacione të ndjeshme, të tilla si informacionet e kontaktit dhe numrat e kartave të kreditit, gjatë transaksioneve të biznesit elektronik.

CMG:Cilat janë shembujt e bizneseve elektronike me te famshme dhe si është situate ne vendin tonë?

Ada Hoxholli: E-bizneset u ofrojnë konsumatorëve lehtësinë e blerjes së produkteve pa vizituar fizikisht dyqanet. Modeli i biznesit kursen kohë dhe para. E-bizneset mund të marrin formën e tregjeve online të vitrinave. Mund t’i ndajmë këto biznese elektronike në varësi të llojit. Kryesisht kemi dëgjuar per to në formën më të përmendur sic jane dyqanet online te produkteve fizikë si: Alibaba; Amazon; eBay; Etsy; Overstock; Walmart Marketplace; etj. Më pas janë platëformat apo linqet të cilat lidhin blerës me konsumator si: Fiverr, UpWork, Freelancer.

Kemi dhe platëformat e shërbimeve online si Uber psh; dhe platëformat që ofrojnë argëtim apo njohuri sic janë revistat, gazetat online apo Netflix.

 

e-business (Foto bussines.com)

e-business (Foto bussines.com)

CMG: Cilat janë kriteret nga ana ligjore në Shqipëri për operimin e një e-biznes?

 

Ada Hoxholli : Ligji shqiptar nuk rregullon në mënyrë eksplicite një faqe interneti të tregtisë elektronike ose elementet e detyrueshme që duhet të përmbajë. Megjithatë, informacioni dhe të dhënat  që kërkohen të jepen nga ofruesi i shërbimit janë:

  • emri tregtar i ofruesit të shërbimit ose emri i tij ligjor;
  • adresa e zyrës qendrore;
  • adresën e emailit ose çdo detaj tjetër që mundëson komunikim të      shpejtë dhe efikas;
  • numri i regjistrimit të biznesit;
  • të dhënat në lidhje me autoritetin kompetent mbikëqyrës nëse      ofruesi i shërbimeve operon në një industri të rregulluar;
  • të dhënat në lidhje me organin rregullator kompetent,
  • titullin profesional dhe vendin e lëshimit,
  • rregullat e aplikueshme që rregullojnë profesionin për profesionet      e rregulluara;
  • numrin unik të identifikimit të subjektit ose NUIS (për      subjektet e vendosura në Shqipëri).

Ky informacion duhet të jepet qartë, saktë dhe lehtësisht i kuptueshëm në lidhje me mallrat dhe shërbimet e ofruara me fokus të veçantë në çmimet. Informacioni në lidhje me çmimin e mallrave dhe shërbimeve duhet të jetë i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm, duke përfshirë faktin që çmimi është përfundimtar përfshin të gjitha taksat e aplikueshme dhe kostot e dorëzimit.

 

CMG: Si është gjendja në Kinë e tregtisë online, sa i hapur dhe mikpritës është tregu?

 

Ada Hoxholli: Kina është tregu më i madh i tregtisë elektronike në nivel global, duke gjeneruar pothuajse 50 për qind të transaksioneve në botë. Sipas eMarketer, transaksionet e Kinës me pakicë në internet arritën në më shumë se 710 milionë blerës dixhitalë dhe transaksionet arritën në 2.29 trilion dollarë në vitin 2020, me parashikime për të arritur në 3.56 trilion dollarë deri në vitin 2024. Në të ardhmen, tregu i tregtisë elektronike të Kinës parashikohet të jetë më i madh se ai i Shteteve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Gjermania dhe Franca së bashku.

Për më tepër, shitjet e tregtisë elektronike të Kinës pritet të jenë 52% e shitjeve totale me pakicë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që ka më shumë shitje në internet se sa shitjet tradicionale me pakicë. Taobao,Tmall e Alibaba, (50.8 përqind e pjesës së tregut) dhe JD.com (15.9 përqind) janë platformat vendase që dominojnë tregun e tregtisë elektronike të Kinës. Pinduoduo (13.2 përqind) kohët e fundit ka kaluar dhjetëra konkurrentë për t'u bërë platforma e tretë më e madhe, duke përdorur një model të ri të blerjeve në grup. Ditët kryesore që nxisin zbavitjet e blerjeve në internet dhe shitjet e konsiderueshme përfshijnë Ditën e Shën Valentinit, Festivalin e blerjeve, Dita e beqarëve dhe Vitin e Ri Kinez.

Markat ofrojnë zbritje dhe mund të gjenerojnë deri në 80% të të ardhurave të tyre vjetore.

 

CMG: A mund të kemi nje analizë të përgjithshme të situatës së e-biznes?

Ada Hoxholli: Tregtia elektronike ka një impakt në të gjithë ekonominë botërore. Me ritme të shpejta në shumë vende të botës po bëhet zëvendësuese e tregtisë tradicionale. Ajo ka kaluar tashmë Nga faza e njohjes në fazën e zhvillimit. Ka ndryshuar pjesërisht mënyra e të bërit biznes.


Tregu sot po ndjen nevojën e implementimit të tregtisë elektronike. Tregtia elektronike po shkon drejt fazës së maturimit, duke u bërë një burim të ardhurash për ekonominë. Një nga faktorët që nxit zhvillimin e tregtisë elektronike është dhe intensiteti i zhvillimit dhe përdorimit të internetit. Përdorimi i internetit është duke u rritur me shpejt se cilado teknologji në histori duke zvogëluar çmimin e komunikimit, kostot e produktit dhe të shpërndarjes si dhe kohën që duhet për shitjen e mallrava dhe shërbimeve.