OKB, Kina dënon ashpër shkeljet e të drejtave të indigjenëve
2022-09-30 18:07:03

Foto:VCG

Foto:VCG

Të enjten, në kuadër të sesionit të 51-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, u zhvillua dialogu i posaçëm për të drejtat e njeriut të banorëve indigjenë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër, Chen Xu, mbajti një fjalim në emër të vendeve me opinione të ngjashme me Kinën, duke dënuar ashpër veprimet e shkeljes së të drejtave të indigjenëve dhe duke nxitur vendet përkatëse të mbajnë përgjegjësitë e duhura e t'u japin banorëve indigjenë drejtësinë dhe barazinë e vonuar.

Në këtë fjalim i është kushtuar rëndësi e madhe shkeljes së rëndë të të drejtave të indigjenëve nga disa vende, duke vënë në dukje që këto vende në historinë e tyre kanë ushtruar shtypje brutale dhe kanë kryer masakra ndaj indigjenëve, madje kanë ushtruar edhe gjenocid. Këto vende ende edhe tani po zbatojnë ligje e politika diskriminuese ndaj banorëve indigjenë, duke pushtuar me forcë tokat e burimet e indigjenëve dhe duke mos lejuar të drejtën e tyre për pjesëmarrje politike, kujdes shëndetësor, arsim dhe punësim. Në këto vende, indigjenët prej kohësh përballen me diskriminim e pabarazi strukturore dhe gjendja e tyre është përkeqësuar më tej pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Përfaqësuesi kinez i nxiti vendet përkatëse të mbajnë përgjegjësitë e duhura, të ndalojnë ligjet, politikat e veprimet diskriminuese, të bëjnë hetime ndaj shkeljes së të drejtave të indigjenëve dhe të kompensojnë viktimat.