Kina bën thirrje në OKB për solidaritet, bashkëpunim dhe fokusim te zhvillimi
2022-09-30 20:04:23

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përqendrohet te zhvillimi dhe të forcojë solidaritetin e bashkëpunimin, vuri në dukje të enjten zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Dai Bing gjatë debatit të përgjithshëm të Komitetit të Tretë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në rendin e ditës të debatit ishin një sërë çështjesh shoqërore, humanitare dhe të të drejtave të njeriut që lidhen me popujt e mbarë botës.

Zhvillimi është baza e paqes dhe e stabilitetit dhe çelësi për zgjidhjen e vështirësive ekonomike e shoqërore dhe për realizimin e lumturisë në mbarë botën, u shpreh Dai. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku, pasi sfidat si COVID-19, konflikti rajonal dhe krizat ushqimore, energjetike e klimatike, janë të ndërthurura. Ato kanë çuar vështirësi për të stabilizuar ekonominë botërore dhe për të realizuar Agjendën e vitit 2030 sipas planit, shtoi Dai.

 

Sipas tij, multilateralizmi është themeli i rendit ndërkombëtar dhe vendet e ndryshme duhet t'u përmbahen parimeve të konsultimeve të gjera, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të ndërsjella, me qëllim që të përforcojnë epërsitë përplotësuese dhe ndihmën e ndërsjelltë.

Vendet e zhvilluara duhet të mbajnë përgjegjësi konkrete e të ofrojnë më shumë burime zhvillimi për vendet në zhvillim, për të shtuar aftësinë e tyre të zhvillimit të pavarur, tha zv.përfaqësuesi i përhershëm të Kinës në OKB.