Firmat kineze dhe keniane prodhojnë së bashku tablete me energji diellore
2022-09-30 15:58:21

Dy kompani, një kineze dhe një keniane, kanë bashkëpunuar për të sjellë një produkt të nevojshëm për komunitetet e margjinalizuara. Tabletet diellore multimediale janë pajisje të ngarkuara me përmbajtje që shërbejnë për sektorët e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe zhvillimit të aftësive që mund të aksesohen nga familjet pa energji elektrike dhe lidhje në internet. Pajisja e përbërë nga tri llamba diellore dhe një karikues celulari mund të përdoret nga shtëpitë në fshatrat e zonave rurale.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Kompania kineze me bazë në Shenzhen “Solar Run Energy Co. Limited” dhe “Mama Layla Solar Lights” me bazë në Nairobi në Kenia bashkuan forcat për të prodhuar tableta me panele diellore multimediale, për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve të margjinalizuara.

 

Li Xia, themeluesja dhe shefja ekzekutive e kompanisë me bazë në Shenzhen, në provincën Guangdong të Kinës jugore, deklaroi se këto lloj pajisesh janë ngarkuar me përbërës që shërbejnë për sektorët e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe zhvillimit të aftësive që mund të aksesohen nga familjet pa energji elektrike dhe lidhje në internet.

 

 

“Në tre vitet e ardhshme, ne shpresojmë të shpërndajmë tabletat diellore multimediale te 50.000 përfitues familjarë, të cilët do të fuqizohen për të rritur të ardhurat dhe standardet e tyre të jetesës”,- deklaroi Li në Shtëpinë e Fëmijëve në qytetin Ngong, rreth 30 km në jugperëndim të Nairobit, kryeqyteti i Kenias.

 

Li tha se Shtëpia e Fëmijëve, e cila strehon 150 fëmijë jetimë dhe të pambrojtur ka demonstruar me sukses përfitimet e këtyre pajisjeve diellore.

Ajo zbuloi se pajisja përbëhet nga tri llamba diellore dhe një karikues celulari që mund të përdoret nga shtëpitë dhe fshatrat në zonat rurale.

 

Ajo vuri në dukje se tableti është një produkt i revolucionar, që synon të ndihmojë vendet afrikane të zgjidhin çështjen e mungesës së informacionit për komunitetet për shkak të mungesës së aksesit në internet dhe energji elektrike.

 

Hanif Ahmed Poona, shefi ekzekutiv i kompanisë keniane “Mama Layla Solar Lights”, deklaroi se në kuadër të partneritetit kompania e tij do të sigurojë përmbajtje për pajisjet që janë të përshtatshme për kushtet dhe kulturat lokale.

 

“Ne do ta përkthejmë përmbajtjen në gjuhët lokale në mënyrë që komunitetet të mund të kuptojnë informacionin e përfshirë në pajisje diellore”,- shtoi Poona.

 

Ai bëri të ditur se partneriteti me kompaninë kineze është ideale, sepse prodhon modele që synojnë të sjellin për përdoruesit pajisje të teknologjive më të fundit.

 

“Pajisjet janë produkte cilësore që shfrytëzojnë energjinë e bollshme diellore të Kenias për t'u dhënë akses në njohuri dhe informacion komuniteteve në nevojë”,- tha Poona.

 

Michael Arochi, mësues në Shtëpinë e Fëmijëve në qytetin kenian Ngong, deklaroi se pajisja diellore multimediale do t'u sigurojë nxënësve nga komunitetet e margjinalizuara përmbajtje të përditësuar arsimore.

 

“Fëmijët pa akses në internet dhe energji elektrike do të kenë përfitim të madh nga mësimi digjital duke përdorur teknologjinë diellore”,- shtoi ai.

 

Jamlick Mutwiri Kimathi, një mbikëqyrës 32-vjeçar ferme, deklaroi se ai planifikon të përmirësojë aftësitë e tij të bletarisë nga informacioni që përmban pajisja diellore multimediale.

Sipas tij, tableti me energji diellore do t'i mundësojë atij ta menaxhojë prodhimin e mjaltit si një ndërmarrje tregtare.