Nëntë fjalitë e urta të Konfucit
2022-09-30 12:56:05

Si një nga filozofët më të famshëm në historinë e Kinës, Konfuci (551-479 para erës sonë) krijoi i pari shkollat private në Kinë, ndërsa para tij arsimi ishte realizuar vetëm nga aristokratët në shkollat zyrtare.

Ai ishte gjithashtu i pari që paraqiti idenë e arsimimit pa kategori, që do të thotë të gjithë, pavarësisht nga shtresa, duhen arsimuar. Megjithëse ka kaluar mbi dy mijë vjet, fjalët dhe sjelljet e Konfucit frymëzojnë me urtësi njerëzit e sotëm për ndërtimin e vetvetes në shoqëri.

Në kuadrin e ditëlindjes (28 shtator), le të ndajmë së bashku mençurinë e Konfucit përmes nëntë fjalive të urta të tij.

- Mos është një gjë e lezetshme që miqtë vijnë nga larg?


- Vepro me të tjerët vetëm në atë mënyrë që dëshiron që të tjerët të veprojnë me ty.


- Fisnikët harmonizohen pa bërë jehonë, ndërsa mendjengushtët jehojnë pa u harmonizuar.


-Të rinjtë meritojnë të respektohen. Kush e di që e ardhmja e tyre nuk do të jetë aq e mirë sa e sotmja jonë?"


- Duhet të ndjekim një kauzë të drejtë për të mirën e të gjithëve.



- Kur sjelljet personale të një qeveritari janë të drejta, qeverisja e tij do të jetë efektive pa dhënien e urdhërit. Nëse sjelljet e tij personale nuk janë të drejta, urdhëri i tij nuk do të zbatohet, pavarësisht nga lëshimi.



- Një person pa besim nuk e di si të shkojë me botën.


- Kur mblidhen tre veta, ai që është entuziast i mësimit mund të mësojë gjithmonë diçka nga dy të tjerët.


- Një person fisnik është mendjegjerë dhe gjithmonë në qetësi, kurse një mendjengushtë është gjithmonë në ankth.