Publikohet dokumentari i CMG-së "Deshifrimi i dekadës" në shumë gjuhë
2022-09-30 14:07:05

Të premten u zhvillua në Pekin ceremonia e publikimit të dokumentarit të Grupit Mediatik të Kinës "Deshifrimi i dekadës" në versione shumëgjuhëshe.

Dokumentari "Deshifrimi i dekadës" përdor triliona të dhëna, histori prekëse njerëzore dhe mënyra të reja pamore për të regjistruar ndryshimet në Kinë në dekadën e fundit, duke shpjeguar sfondin e këtyre ndryshimeve. Dokumentari do të transmetohet në 44 gjuhë, duke përfshirë gjuhët e huaja, si anglishtja, spanjishtja, frëngjishtja, arabishtja, rusishtja etj., si edhe dialektet e gjuhës kineze, si kantonishtja, minnan (hokkien) etj.

Anëtari i Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Kenneth Fok tha nëpërmjet videolidhjes se "Deshifrimi i dekadës" ka formë të re dhe përmbajtje tërheqëse. Ai shprehu shpresën se dokumentari në dialektin kantonez do të thellojë njohjen e hongkongasve për gjendjen e politikat kombëtare, duke inkurajuar më shumë prej tyre të realizojnë vlerat e jetës nëpërmjet zhvillimit të atdheut.

Nënkryetari i Shoqatës Mbarëkineze të Miqësisë të Bashkatdhetarëve Tajvanezë Jiang Erxiong shprehu shpresën  se më shumë bashkatdhetarë tajvanezë do të njihen me zhvillimin e pjesës kontinentale të Kinës nëpërmjet shikimit të këtij dokumentari.

Që nga e premtja, dokumentari "Deshifrimi i dekadës" do të transmetohet me radhë në CGTN, uebsajtet "CRI online" e "CCTV" dhe mediet sociale në shumë gjuhë të CMG-së. (Fani/Artan)