KASH: Mbështetja për prodhimin e grurit në kohën e duhur
2022-09-29 14:58:24

Pasiguria që prodhoi konflikti Rusi-Ukrainë në tregjet botërore detyroi qeverinë shqiptare që për herë të parë t’i shtonte skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë edhe 500 milionë lekë  si subvencion për kultivuesit e grurit. Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thotë në një intervistë për  “Monitor” se skema po zbatohet në kohën e duhur, por nuk mjafton për të kompensuar të gjitha shpenzimet shtesë të fermerëve.

Kultivimi i grurit (Foto KASH)

Kultivimi i grurit (Foto KASH)

“Për të vendosur një masë subvencioni në ka disa kritere, kriteri i pare janë shpenzimet që bëhen për të realizuar prodhimin e grurit. Kriteri i dytë është situata ndërkombëtare, manjiktura e cmimeve sepse ne jemi një vend importues gruri dhe kriteri i tretë ka të bëjë me paketën fiskale që ne përdorim për të realizuar prodhimin e grurit. Duke parë këto tre kritere dhe duke shtuar dhe një të tretë që është rajoni, subvencioni i grurit në rajon, ne shohim që ne kemi diferenca në të treja këto kritere për të realizuar një prodhim të grurit ku fermeri të jetë i kënaqur me punën që bën. “-thotë Rrapaj.

Sipas ekspertëve rajoni ka vite që e zbaton këtë mbështetje ndaj ishte e nevojshme edhe pëe Shqipërinë.

“Subvencioni 30.000 lekë është hapi i parë i duhur që duhej bërë me kohë për arsye sepse duke filluar nga rajoni, rajoni ka kohë që e zbaton këtë masë dhe ne kemi qenë prapa rajonit për arsye sepse ne importojme grurë në rajon, importojmë grurë, kështu që ka qenë e nevojshme një masë e tillë edhe kohë më përpara. Hapi i parë i domosdoshëm për 30.000 lekë për fermerët me 1000 hektarë grurë dhe duke mbështetur fermerët e mëdhenj pa limit, pavarësisht se mund të mbjellësh 10 apo 100 hektarë, mund të marrësh subvencion pa limit, njëkohësisht edhe mbështetja me naftën shtesa prej 500 milionë lekësh që u bë për punimin e tokës është përsëri një ndihmesë në këtë drejtim, por synimi do të jetë, duhet të jetë afrimi me rajonin dhe barazimin me rajonin. Ky është hapi i pare”, theksoi Rrapaj

Gjithësesi njohësit e fushës thonë se në vijim skema do të ketë nevojë të pasurohet më tej.

“Përderisa ne nuk e kmi këtë, skema ka akoma nevojë për mbështetje, me subvencion, skema e prodhimit të grurit flas, me subvencion sepse gruri është jetik, por njëkohësisht është dhe një produkt që ndikon në stabilitetin e vendit, që ndikon drejtpërdrejtë tek konsumatori se është ushqim bazë.”-shton Rrapaj.

Fermeri shqiptar ka qënë i pamotivuar të mbjëllë grurë për të shitur, ndaj ka kultivuar në sasi të vogla.

Kreu i KASH Agim Rrapaj (Foto Ora news)

Kreu i KASH Agim Rrapaj (Foto Ora news)

“Në ekonominë e tregut vërehet edhe fitimi që nxjerr nga puna që bën dhe realisht fitimi që nxjerr fermeri nga gruri duke pasur parasysh periudhën që kemi kaluar, nuk ka qenë një fitim që krahasohet me perimet në sera, apo që krahasohet me vreshtin, me frutoret, me agrumet, apo me disa kultura të tjera që ne i eksportojmë , kështu që fermerët në tërësi kanë mbjellë grurë për konsum vetjak, për blegtorinë deri në nja farë mase dhe kanë mbjellë grurë shumë pak për tregtimin e tij dhe është domosdroshmëri tashmë sepse tregu i vendit po kërkon sasi gruri më të madhe nga vendi sesa ka kërkuar më përpara dhe kërkesa për grurin në tregun e vendit besoj se do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të gjatë, duke pasur parasysh edhe manjekturën ndërkombëtare dhe ne duhet të rrisim sipërfaqe, duhet të stabilizojmë rendimentin dhe duhet të stabilizojmë kostot, përvec faktorëve të tjerë, ne stabilizojmë edhe përmes subvencionit, por nuk duhet të mendojmë që subvencioni është shpëtimi.”- shprehet Agim Rrapaj.

Për kultivimin e grurit është e rëndësishme edhe pjesa e kujdesit nga farërat tek kujdesi në rritje.

“Subvencioni është një ndër masat e domosdoshme, por janë disa masa të tjera që ne duhet t'u kushtojmë rëndësidhe  të mos përqendrohemi vetëm tek subvencioni. Shumë i rëndësishëm është  shumë e rëndësishme është fara që ne mbjellim, shumë e rëndësishme është  që ne i bëjmë në kohën e duhur, lufta që bëjmë barërave të këqija, ato që dëmtojnë grurin, por njëkohësisht ujitja është një ëlëmënt tjetër i rëndësisëhm që ne përsëri duhet ta kemi parasysh.”- thotë Rrapaj.

Për të qenë konkurrentë me rëndësi është barazimi i subvencioneve me rajonin.

GRURË (Fozo Shqiperia expres)

GRURË (Fozo Shqiperia expres)

“E para duhet të barazojmë subvencionin me rajonin që është hapi i parë. Nuk besoj se do të shkojmë tëk subvencioni që bën BE-ja sepse na duhet kohë që të shkojmë atje, por këtë ne duhet ta realizojmë në mënyrë që të ekuilibrojmë forcat brenda rajonit, sepse jemi importues. Elementi i dytë i rëndëishëm ne duhet të zgjerojme bazën e fermerëve që mbjelin mbi 1 hektarë grurë. Pra, tashmë ne duhet të shohim dhe të rregullojmë mënyrën e realizimin në mënyrë të tillë që fermerët të përfitojnë sa më shumë subvencione në rradhe të parë por dhe masa të tjera lehtësuese. Elementi i tretë është shtimi i kreditimit, shtimi i financimit. Unë besoj që bankat e nivelit të dytë që    të kredisë, por edhe vetë fermerët përmes remitancave do të kenë në vëmendje tshmë shtimin e financimit për këtë kulturë të domosdoshme për të cilën ka treg të sigurtë. Qeveria, donatorët dhe shoqëria e sigurimt, së bashku me prodhuesit duhet patjetër që të bëjnë një model të garantimit të kontratës së prodhimit të grurit, në mënyrë të tillë që ky proces të vazhdojë pa këto problemet që ka vazhduar më përpara ku kontrata nuk ka qenë e siguruar apo nuk ka ekzistuar fare.”- thotë kreu KASH.