Marka e makinave luksoze “Hongqi” evidenton të ardhmen e gjelbër dhe inteligjente
2022-09-29 17:07:42

Marka e makinave luksoze “Hongqi” është një ndër liderët e sektorit në Kinë. Automjetet e saj u renditën të parët dhe të tretët në listën e vitit 2021 të automjeteve cilësore të mesme dhe të mëdha. Kompania po përpiqet të jetë një ikonë në fushën e metaverses dhe po ndjek estetikën e shkëlqyer të dizajnit të makinave me energji të re. Makinat që pritet të nxjerrë do të kenë të integruar drejtim autonom të avancuar, sistem telematik inteligjent të nivelit të lartë. Hongqi ka vendosur gjithmonë inovacionin si një shtysë për zhvillimin e markës.

Foto:VCG

Foto:VCG

 

Marka e makinave luksoze “Hongqi” ndau strategjinë e makinave me energji të re, estetikën e dizajnit, produktet dhe teknologjitë më të reja nëpërmjet metaverses në një ngjarje të fundit të mbajtur në internet.

 

Xu Liuping, president i “China FAW Group”, foli virtualisht në event, duke u sjellë shikuesve një eksperiencë të veçantë dhe të re. Grupi prodhon automjete “Hongqi”, një markë premium. Kompania bëri të ditur se po përpiqet të jetë një ikonë në fushën e metaverses dhe po ndjek estetikën e shkëlqyer të dizajnit të makinave me energji të re.

 

Në këtë event u prezantuan tre makina koncept. Hongqi Sedan EV, që do të lançohet në vitin 2023, me një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash dhe mund të ketë drejtim autonom të avancuar. Një SUV elektrik Hongqi është planifikuar të dalë në treg në vitin 2024. Ai do të ketë një sistem elektrik efikas dhe të sigurt dhe një sistem telematik inteligjent të nivelit të lartë.

Ai përfshin teknologji kyçe, të tilla si lëvizje inteligjente me katër rrota dhe drejtim me rrotat e pasme, të cilat premtojnë një përvojë të veçantë drejtimi.

Hongqi E-LS, që do të lançohet në vitin 2025, është një makinë sportive që integron teknologji të reja në fushën e energjetikës, teknika të shkëlqyera prodhimi, estetikë të jashtëzakonshme të projektimit të energjisë së re dhe një përvojë të mirë drejtimi.

 

Hongqi ka vendosur gjithmonë inovacionin si një shtysë për zhvillimin e markës dhe synon të jetë konkurrues në industrinë e automjeteve me energji të re (NEV). Në sfondin e zhvillimit të lulëzuar të NEV-ve, Hongqi po planifikon strategji të reja, duke hedhur një themel për rritjen e tij në të ardhmen.

 

Tre makinat koncept do të ndihmojnë markën “Hongqi” të zgjerohet në më shumë segmente të tregut. Ato jo vetëm që do të pasurojnë produktet e markës me energji të re, por do të manifestojnë vendosmërinë e saj për të përparuar në epokën e gjelbër dhe inteligjente. “Hongqi” beson se klientët janë të parët dhe ka krijuar një platformë shkëmbimi në internet përmes metaverses, për të thelluar komunikimin midis përdoruesve dhe markës.

 

“Hongqi” gjithashtu nisi një strategji zhvillimi teknologjik në maj, duke shfaqur elektrifikimin, sistemet inteligjente telematike, sigurinë dhe ruajtjen e energjisë. Më pas ndërtoi një platformë elektrike dhe të inteligjencës artificiale të udhëhequr nga kjo strategji. Platforma plotëson kërkesat e zhvillimit, prodhimit dhe përdorimit të shumicës së modeleve të automjeteve “Hongqi”.

 

Hongqi LS7, një SUV i madh, u lançua më 24 prill. Ai ka një dizajn fantastik dhe ofron një hapësirë të qetë dhe komode brenda.

H9+ është një model i përmirësuar i H9-s me dizajnin më të avancuar, sistem të avancuar dhe brendësi delikate. Sedani Hongqi H9+ u lançua në internet më 10 maj. Ai integron elementë të kulturës tradicionale dhe teknika të shkëlqyera. Sedanët H9 dhe H7 të “Hongqi” u renditën të parët dhe të tretët në listën e vitit 2021 të automjeteve cilësore të mesme dhe të mëdha.

Lista publikohet nga platforma e të dhënave “aqsiqauto.com”, e cila drejtohet nga “China Quality Press” me qendër në Pekin.

 

Për këtë listim merren në konsideratë disa pika, duke përfshirë ankesat, besueshmërinë, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Vlerësimet mbulojnë automjetet që janë shitur për më shumë se gjysmë viti në 2021-shin. Përjashtohen automjetet që kanë ndërprerë prodhimin, modelet e importuara dhe ato me energji të re.

 

Në 500 markat më të vlefshme të Kinës në vitin 2022, “Hongqi” arriti rreth 103.61 miliardë juanë (14.88 miliardë dollarë). Lista u prezantua në Samitin e 19-të Botëror të Markave të mbajtur nga “World Brand Lab”, në Pekin, më 26 korrik.

 

Në Konferencën e Inovacionit të Automjeteve të Kinës, të mbajtur në Changchun, më 23 korrik, u zbulua një laborator i përbashkët midis Kinës dhe Qendrës Kërkimore të Teknologjisë dhe Kërkimeve Automobilistike të Kinës dhe “Hongqi”. Partnerët do të mbledhin burime për të ndihmuar zhvillimin e markës. “Hongqi” gjithashtu fitoi tre çmime në një listë të markave të automobilave të lançuar në konferencë.

 

Më 25 korrik u mbajt ekspozita e pjesëve dhe teknologjisë në selinë e “FAW”, për të ndarë teknologji dhe produkte të reja në sektorin e pjesëve të automjeteve, për të frymëzuar vitalitetin shkencor dhe teknologjik dhe për të udhëhequr tendencat e lidhura me to. Aktiviteti pesëditor shfaqi më shumë se 400 ekspozita inovative, që përfshijnë energjinë e re, telematikë inteligjente, elektrifikimin dhe inteligjencën artificiale.

 

“Hongqi” paraqiti disa modele në Kongresin Botëror të Automjeteve me Energji të Re 2022 të mbajtur në Pekin dhe në internet në provincën Hainan nga 26 deri më 28 gusht. Liu Yigong, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “FAW”, ndau mendimin dhe praktikat inovative të kompanisë për përballimin e reformave dhe planifikimin e të ardhmes së gjelbër.

 

Hongqi ka lançuar vitet e fundit disa produkte me energji të re, si E-HS9 SUV dhe E-QM5 Plus Sedan. E-HS9 ka 353 patenta shpikjeje dhe ka fituar besimin dhe dashurinë e klientëve vendës dhe të huaj.

Gjithsej, 1000 njësi E-HS9 janë dorëzuar në Norvegji gjatë këtij viti dhe SUV ka hyrë gjithashtu në tregjet e Lindjes së Mesme.

Si një markë e madhe automjetesh, “Hongqi” do të vazhdojë zhvillimin inovativ dhe miqësor ndaj mjedisit.