Kina nxit një sistem të qeverisjes globale më të drejtë e më të arsyeshëm
2022-09-29 17:37:35

Këshilli i Sigurimit i OKB-së(Foto:VCG)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së(Foto:VCG)

Foto:Zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu (djathtas) dhe zv.drejtori i Departamentit të Jashtëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Guo Yezhou (qendër) flasin për diplomacinë kineze në konferencën për shtypin me temë "Kina në dekadën e kaluar" në Pekin, Kinë, 29 shtator 2022. /CFP

 

Kina nxit reformën e sistemit të qeverisjes globale për ta bërë atë më të drejtë e më të arsyeshëm, jo për ta krijuar nga e para, u shpreh të enjten zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu. Ai shtoi që vendosmëria e Kinës për të praktikuar multilateralizmin e vërtetë, përpjekjet për të përsosur qeverisjen globale dhe veprimet për të nxitur bashkëpunimin shumëpalësh, do të mbeten të pandryshuara.

Ma i tha këto në një konferencë shtypi me temë "Kina në dekadën e kaluar" të mbajtur nga Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), në përgjigje të disa zërave se Kina synon ndryshimin e rendit ndërkombëtar për ta krijuar atë nga e para.

Rendi ndërkombëtar është i mbështetur vetëm në të drejtën ndërkombëtare dhe disa vende nuk mund të bëjnë të ashtuquajturat "rregulla" për ta ndryshuar dhe cenuar këtë rend, pa folur pastaj për t'i imponuar atij rregullat e tyre të brendshme, theksoi Ma.