Kina i nxit vendet perëndimore të reflektojnë mbi “mëkatin origjinal” të tyre në kolonializëm
2022-09-29 20:05:09

Foto:VCG

Foto:VCG

Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në Organizata të Tjera Ndërkombëtare në Zvicër, Li Song, mori pjesë të mërkurën në simpoziumin "Ndikimi negativ i trashëgimisë së kolonializmit mbi të drejtat e njeriut". Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të sesionit të 51-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

 

Në fjalimin e vet në këtë simpozium, Li Song i nxiti vendet perëndimore, si ShBA-ja dhe Britania, të reflektojnë mbi “mëkatin origjinal” të tyre në historinë e kolonializmit dhe të ndërmarrin veprime konkrete për ndreqjen e gabimeve.

 

Li vuri në dukje që kolonializmi është “mëkati original” i vendeve perëndimore, si ShBA-ja e Britania, dhe përbën një periudhë të errët në historinë e të drejtave të njeriut dhe një plagë të pashërueshme në historinë e qytetërimit njerëzor.

“Tani jemi futur në shekullin e 21-të, por kolonializmi ende ekziston gjerësisht dhe pasojat e tij po vazhdojnë të përhapen. Këto vende duhet medoemos të reflektojnë mbi historinë dhe të ndreqin gabimet,” theksoi i dërguari kinez.