Kina ngjitet në vendin e 11-të në Treguesin Global të Inovacionit 2022
2022-09-29 18:16:00

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina u ngjit në vendin e 11-të në Treguesin Global të Inovacionit për vitin 2022, nga vendi i 12-të vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) të publikuar të enjten.

Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Suedia, Britania dhe Holanda zënë pesë vendet e para.

Kina ka shtuar përpjekjet në vitet e fundit për t'u shndërruar në një fuqi të pronësisë intelektuale dhe tani është në prag të hyrjes në 10 vendet e para, nga vendi i 34-t që ishte një dekadë më parë. Ky është një rezultat i përpjekjeve të pareshtura, tha Daren Tang, drejtor i përgjithshëm i WIPO-s.

Ai vuri në dukje se qeveria kineze u jep rëndësi të madhe të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ka krijuar një ekosistem risish në një mënyrë shumë gjithëpërfshirëse. 

Shpenzimet e Kinës për kërkim-zhvillim janë rritur në vitet e fundit dhe vlera e markës e kompanive tradicionale dhe atyre të reja është shtuar në një periudhë të shkurtër kohe, tha dr. Sacha Wunsch-Vincent, bashkëredaktor i Treguesit Global të Inovacionit në WIPO. Ai theksoi se edhe peizazhi global i inovacionit ka ndryshuar vitet e fundit.

Shtatë ndër dhjetë aplikimet e pronësisë intelektuale janë tani nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, krahasuar me vetëm pesë nga dhjetë një dekadë më parë, theksoi Wunsch-Vincent.