Ambasadori Zhou Ding merr pjesë në kremtimet e Ditës Kombëtare të Kinës dhe ceremoninë e hapjes së ekspozitës me fotografi
2022-09-29 21:26:48

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, organizoi të martën në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, aktivitetin e kremtimit të 73-vjetorit të Ditës Kombëtare të Kinës dhe ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së Fotografive Historike Kino-Shqiptare. Në këto veprimtari ishin të pranishëm mbi 200 të ftuar, duke përfshirë ish-presidentin Ilir Meta, zv.ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Megi Fino, sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Kulturës Zerina Bruci, nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Keti Luarasi, kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

Në fjalimin e tij, ambasadori Zhou u shpreh që pak ditë më vonë ne do të mirëpresim ditëlindjen e 73-të të Republikës Popullore të Kinës. Vitin e kaluar ekonomia kineze ka kapërcyer sfida të shumta dhe ka pasur rritje të shëndetshme e të qëndrueshme. Kina vazhdon të luajë rolin e saj si motori i rritjes ekonomike botërore. Kina, popullsia e së cilës përbën një të pestën e popullsisë botërore, ka bërë hapa të mëdhenj drejt modernizimit, gjë që ka një rëndësi të madhe dhe me shtrirje të gjerë. Rruga që ndjek Kina është ajo e zhvillimit paqësor, bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe bashkëjetesës harmonike ndërmjet njeriut e natyrës. Përballë sfidave të ndryshme në botën e sotme, pala kineze ka propozuar nismat e zhvillimit global e të sigurisë globale, ka mbrojtur me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në themel të tij dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së. Kina ka qenë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar. Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të pandërprera së bashku me Shqipërinë dhe vendet e tjera për paqen e zhvillimin e botës dhe për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimi, vuri në dukje ambasadori Zhou.

Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri u shpreh në vijim që tani marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit. Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri një vizitë të suksesshme në Shqipëri në tetorin e kaluar, çka i ka dhënë një gjallëri të re zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kinës e Shqipërisë ka vazhduar të përparojë. Vitin e kaluar vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit me 26 % në krahasim me vitin 2020. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet shqiptare në Kinë u rritën me 82.8 %. Krahas kësaj, të dyja palët po përshpejtojnë diskutimet për nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si lehtësimi i shkëmbimeve të personelit, arsimi dhe turizmi. Bashkëpunimi dypalësh ka një perspektivë të gjerë. “Miqësia mes vendeve bazohet në afrinë mes popujve, dhe afria mes popujve bazohet në lidhjen e zemrave”. Në vitet ‘60 – ’70 të shekullit të 20-të, Kina dhe Shqipëria së bashku shkruan një “poemë” të mrekullueshme miqësie. Koha fluturon, por dashuria e vërtetë është e përjetshme. Ekspozita e Fotografive Historike Kino-Shqiptare fokusohet në momente të paharrueshme, foto tëçmuara dhe histori prekëse të shkëmbimeve miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme, qëkapërcejnë kohën dhe hapësirën. “Le tërikujtojmë të kaluarën e miqësisë kino-shqiptare dhe të bashkohemi për të krijuar një të ardhme të bukur për marrëdhëniet dypalëshe,” tha ambasadori i Kinës në Shqipëri, z. Zhou Ding .

Drejtori i Shoqatës së MiqësisëShqipëri-Kinë Spartak Nano dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi mbajtën fjalime në emër të palës shqiptare, ku shprehën urime të ngrohta për Ditën Kombëtare të Kinës. Tani, theksuan ata, marrëdhëniet kino-shqiptare po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe shkëmbimet ekonomike, tregtare e kulturore-njerëzore janë forcuar vazhdimisht. Nisma “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmi i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore kanë ofruar mundësi zhvillimi për vende si Shqipëria. Kjo ekspozitë fotografish u mundëson njerëzve të shikojnë dhe të rikujtojnë vitet e arta të lavdishme dhe vëllazërinë e sinqertë ndërmjet dy vendeve në vitet ‘60 – ’70 të shekullit të kaluar. Shumë prej atyre që i shikojnë këto fotografi historike mund të gjejnë veten ose anëtarët e familjes në to. Pala shqiptare është shumë e kënaqur për arritjet kolosale të popullit kinez, thanë ata, duke shprehur urime që miqësia shqiptaro-kineze të rrojë sa më gjatë.

Kjo ekspozitë fotografish zhvillohet bashkërisht nga ambasada kineze në Shqipëri, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës. Ekspozita do të jetë e hapur nga 26 shtatori deri më 2 tetor. (Jiang Lei)