Qyteza Liancheng në provincën Fujian që ndodhet në pjesën juglindore, është një qark me male dhe kodra të ulëta, me diell të mjaftueshëm, reshje të bollshme dhe me gjithçka të harlisur. Njihet si një oaz dhe pishinë gjenetike në Tropikun e Kancerit. Periudha pa ngrica këtu është 291 ditë gjatë gjithë vitit. Toka është e butë dhe vëllimi i pehashit është mesatar, gjë që e bën këtë vend shumë të përshtatshëm për rritjen e patateve të ëmbla të kuqe.
Lianxun, me më shumë se 1 milion ndjekës në Douyin (një platformë kineze si Tiktok), është një vajzë fshatare dhe vendase në Liancheng. Pas vitesh pune të palodhur, ajo ka hapur me sukses në platformat e tregtisë elektronike kanale të reja shitjesh për patatet e ëmbla Liancheng. Ky varietet është me një histori prej më shumë se 300 vitesh, duke i shtyrë fermerët për të gjetur punë dhe për t'u pasuruar me to. Atëhere përse edhe kjo vajzë e re nuk mund të arrijë sukses në këtë fushë?
Rastësisht, asaj i shkrepi ideja për të nisur një biznes në platformën e tregtisë elektronike
Patatja e ëmbël e thatë me zemrën e kuqe dhe rosa e bardhë, janë dy specialitetet kryesore të qytezës Liancheng. Në veçanti, patatja e ëmbël e thatë është e famshme për lëndët e para dhe metodat e saj unike të prodhimit, duke u renditur e para ndër "Tetë patatet e thata në Fujianin Perëndimor". Si rezultat, Liancheng është bërë i famshëm si "vendlindja e patateve të ëmbla të thata", brenda dhe jashtë vendit.
Lianxun rrëfen në një intervistë se ajo është rritur në fshat dhe se familja e saj ka kultivuar patate të ëmbla në një zonë të vogël pranë shtëpisë së tyre. Ajo shton se për shkak të kushteve të kufizuara të ruajtjes në atë kohë, patatet e ëmbla të freskëta thaheshin, në mënyrë që kur prindërit të shkonin për të punuar në ara, të mund t'i vendosnin patatet e ëmbla të thata në xhep dhe t'i hanin kur të ishin të uritur.
Kur studionte në universitet, Lianxun rastësisht mësoi se kushëriri i saj kishte themeluar një kompani të re mediatike, kështu që vendosi të përdorte kohën e lirë për ta provuar. Ajo e ndihmoi kompaninë me shkrime artikujsh, xhirime videosh etj., por gjithashtu edhe fitonte diçka për të nxjerrë shpenzimet e jetesës së saj. "Për sa do më lejojë koha, unë do të shkoj në kompaninë e kushëririt tim për të ndihmuar në xhirimin e videove të shkurtra dhe mendoj se kjo punë është shumë e përshtatshme për mua." – kishte thënë Lian Xun, duke shtuar se “Duke parë që videot e shkurtra po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje mendova se a mund që patatet e ëmbla të thata Liancheng t'u dërgohen më shumë konsumatorëve përmes një platforme të madhe të tregtisë?"
Kështu ajo vendos të kthehet në vendlindje për të përhapur shijen tradicionale me një histori prej 300 vitesh
Pas mbarimit të universitetit, ajo vendosi të kthehej në vendlindjen e saj për të nisur biznesin. “Kam përjetuar shumë dështime dhe pengesa në fillim, por kurrë nuk kam menduar të dorëzohem.” - thotë Lianxun
"Patatet e ëmbla të thara që hamë zakonisht kanë një disavantazh, domethënë shpesh ngjiten së bashku dhe nuk është e lehtë për t'i ruajtur." Lidhur me këtë problem, Lianxun dhe prodhuesi vendosën të përdorin paketimin me vakum, duke bërë që patatja e ëmbël të mund të ruhet për 8 muaj dhe paketimi i përmirësuar të lehtësojë transportin.
“Patatet tona të ëmbla janë më të ëmbla.” Sipas Lianxun përpunimi i thjeshtë e bën ushqimin më origjinal, garanton më mirë cilësinë dhe ruan shijen 300-vjeçare të patateve Liancheng.
Për fillimin e një pune s’ka nevojë të shkojmë larg vendlindjes dhe Lianxun dëshiron që të gjithë njerëzit aty të bëhen më të pasur.
Përballë dashurisë së “tifozëve” në platformën e tregtisë elektronike, Lianxun mendon se ajo është thjesht një “fermere e re” e zakonshme. Ajo thotë: “Ndoshta ata janë mësuar të shohin qytete betoni të armuar, ndaj janë më të etur të jetojnë në fshat dhe të përqafojnë natyrën”.
Nga 4 në 42 persona, Lianxun po nxit gjithnjë e më shumë njerëz vendas për të gjetur punë. Ajo thotë se "Punonjësit që u rekrutuan fillimisht ishin 'nënat' që kujdeseshin për fëmijët e tyre në shtëpi. Ato punonin shumë. Disa përgjigjeshin për paketimin dhe transportin, të tjera për shërbimin pas shitjes së klientit dhe disa të tjera, zhvillimin e produkteve... Ato mendojnë se pas ardhjes në kompani, jeta e tyre është më larmishme."
Sot, Lianxun ka krijuar gjithashtu "Markën e Lianxun" në tregtinë elektronike Douyin. Me ndihmën e kësaj platforme, më shumë produkte të rekomanduara po dalin nga fshatrat malorë.
Lianxun nuk e fsheh që është shumë e lumtur që ajo dhe fshatarët mund të rrisin të ardhurat, të pasurohen dhe të japin kontribut në zhvillimin e fshatit, pikërisht me biznesin e hapur në vendlindjen e tyre. "Unë mendoj se potenciali i zhvillimit të zonave rurale është shumë i madh. Nuk ka nevojë të shkosh larg për të filluar një biznes, sepse edhe vendlindja mund të ta ofrojë këtë mundësi." (Çang Çuo)