Mësoni nga banjat e famshme mjekësore të kombësisë Yao
2022-09-28 11:09:37

nga VCG

nga VCG

Fshati Huangluo ku jetojnë kryesisht banorë të pakicës kombëtare Yao ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Në këtë fshat gratë kanë flokë të gjatë që i presin vetëm një herë në jetë. Madje thuhet se gjatësia e flokëve të femrave të kësaj pakice mund të arrijë deri në 2 metra. Tepër interesant është fakti se gratë e moshuara të kësaj zone kanë flokë të zinj sepse ato i lajnë me ujin e përdorur për larjen e orizit.

Pothuajse në gjithë botën gjatësia dhe mirëmbajtja e flokëve luan një rol të madh në jetën e grave, mirëpo për gratë e fshatit Huangluo në Kinë, flokët e gjata janë një nga gjërat më të çmuara që posedojnë.

nga VCG

nga VCG

Por sot do të flasin për një aspekt tjetër të këtij fshati, mjekësinë!

Banorët e kësaj pakice përdorin shpesh banjat mjekësore një formë që ato e kanë përdorur që nga lashtësia, për të pasur shëndet të mire. Banorët e kësaj kombësie janë nomadë dhe gjahtarë të zotë, aftësi që janë trashëguar brez pas brezi.

Origjina

Në lashtësi, paraardhësit e Yao-s migronin nga një vend në tjetrin, sidomos në mes maleve të lartë që kapnin rete. Në këto zona pothuajse gjatë gjithë vitit ishte lagështirë e madhe, që u shkaktonte reumatizëm, ethe dhe sëmundje të tjera kockash. Me kalimin e viteve, banorët Yao zbuluan dhe mësuan shumë bimë nëpër male dhe gjetën mënyra se si t'i përdornin këto bimë kundër sëmundjeve. Zakonisht ato mblodhën bimë mjekësore në thellësi dhe i zienin në ujë dhe më pas me atë ujë laheshin në kusi të mëdha prej druri.

Për mijëra vite, banorët e kombësisë Yao vijuan të përmirësonin recetat e tyre mjekësore dhe ua trashëguan ato vetëm femrave të fisit. Për më tepër ato nuk martoheshin asnjëherë nga banorët e kombësive të tjera dhe kështu terapitë e shenjta mbeteshin brenda grupit dhe një mister për botën e jashtme. 

Banjat mjekësore kishin shumë funksione. Jo vetëm që përmirësonin qarkullimin e gjakut, relaksonin muskujt dhe kyçet, por gjithashtu largonin lodhjen dhe bënin që trupi të rezistonte ndaj të ftohtit. Të gjitha sekretet e tyre mjekësore bëheshin për të parandaluar sëmundjet sidomos për të trajtuar reumatizmën, problemet gjenekologjike, ethet si dhe sëmundjet e lëkurës. Sipas disa vlerësimeve ekzistojnë 188 receta për banjat mjekësore. Këto receta janë bërë ng ambi 30 bimë mjekësore dhe mund të trajtojnë mbi 47 sëmundje të ndryshme.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Pak histori....

Banjat mjekësore përdoreshin në familjen perandorake gjatë Dinastisë Han Perëndimore (202 BC - 9 AD). Ban Jieyu (48 BC - 2 AD), një konkubinë e perandorit Cheng i Han (51 BC - 7 BC), kishte shëndet jo të mire dhe ishte e zbehtë. Rastësisht, Ban përdori një formë të banjave mjekësore Yao dhe dalëngadalë shëndeti I saj përmirësohej dukshëm. Perandori tërhiqej nga sharmi i saj. Kur mësoi se Ban ishte përmirësuar vetëm nga banja mjekësore atëherë ai u lumturua pa masë dhe tha se "Të gjithë njerëzit nga perandori deri tek njerëzit e zakonshëm duhet të përdorin këtë formë banje." Që prej asaj kohe banjat mjekësore në Kinë janë b[ërë shumë të famshme.

Tek grupi Yao, banja mjekësore është praktika e zakonshme përpara darkës pasi ata besojnë se njeriu nuk mund të hajë si duhet dhe ta ushqejë suhqimin kur është i lodhur, prandaj duhet të relaksohet me këtë banjë e më pas të shijojë darkën. Falë banjës mjekësore, banorët e kombësisë Yao rrallëherë sëmuren sit ë rinjtë ashtu edhe të vjetrit.

Gjatë shtatzënisë, gratë Yao bëjnë çdo ditë banjë mjekësore me 6 bimë medicinale kundër dështimit deri ditën që sjellin fëmijën në jetë.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Mjekësia Yao në kohët e sotme

Sot, mjekët u këshillojnë grave shtatzëna të bëjnë dush më mirë sesa të lahen në vaskë per të evituar infeksionet bakteriale. Në atë kohë banoret e kësaj pakice lindnin në shtëpi me ndihmën e një mamije dhe kurrë nuk kishin ndonjë problem gjinekologjik. Fëmijët e sapolindur laheshin gjithashtu me ujë medicinal nga 4 apo 5 bimë për të parandaluar sëmundjet. Fëmijët Yao laheshin zakonisht një ose dy herë në ditë. Banorët Yao e trajtonin mikun që vinte nga larg me shumë respekt, mikpritja në fakt është e pranishme në të gjithë Kinën. 

Vendasit i qërasnin miqtë me çaj që e ksihin prodhuar vetë, po ashtu miqtë provonin banjat e famshme që përgatiteshin nga gratë Yao. Pasi zienin barnat për rreth 30 minuta përhapej një aromë e fortë, por shumë e këndshme në çdo cep të shtëpisë. Pasi banja të ishte gati, miku mund të lahej dhe pas 10 munutash ekstraktet bimore hynin në pore apo pjesë të tjera të trupit dhe i shplodhnin aq shumë miqtë sa u dukej sikur ishin të dehur.

Pas banjës, miku ndihej i shlodhur dhe me humor te mire.

Pakica Yao që jetonte në zonat malore ka një histori dhe culture tepër të pasur. Gjatë kohës, banorët Yao kanë përfituar shumë eksperienca në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me bimë mjeksëore dhe kanë zhvilluar mjekësinë e tyre të veçantë.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Banorët Yao kanë shumë metoda dhe teknika të ndryshme për trjtimin e sëmundjeve me karakteristikat e tyre. Ata besojnë se 5 organet e brendshe zang fu, energjia chi dhe gjaku kanë lidhje të ngushtë me me zhvillimin e sëmundjeve përfshi faktorët e jashtëm si era, moti, insektet, helmet, ushqimi dhe traumat. Falë përvojës ato kanë shumë mënyra për të përcaktuar një sëmundje përfshi thonjtë, pëllëmbët, gjuhën, veshët dhe fytyrën përvec të të parit, të dëgjuarit, të të pyeturit dhe të të prekurit. Ata kanë ndihmuar në trajtimin e shumë sëmundjeve në fushën gjinekologjike, pediatrike, dermatologjike dhe neurologjike. Shumë trajtime terapeutike janë provuar si shumë efektive.

Mjekët Yao janë të kompletuar si në praktikimin e mjeksëisë ashtu edhe në bërjen e ilaceve.

Ata kanë bërë studime të mëdha në trajtimin e sëmundjeve si dhe në medikamentet për paranalimin e tyre. Ata mund të kenë qenë të parët që janë njohur me sëmundjet ngjitëse prandaj kanë këshilluar që gjithësecili të përdorë enët e veta.