Kina ndërton platformën e prodhimit të naftës në detin Bohai
2022-09-28 20:34:15

Të martën u krye me sukses instalimi i pajisjes së fundit për platformën e prodhimit të naftës në fushën naftëmbajtëse “Kenli 6-1” në detin Bohai të Kinës Veriore.

“Kenli 6-1” është fusha e parë naftëmbajtëse me një rezervë prej 100 milionë tonësh në pjesën veriore të gjirit Laizhou të detit Bohai. Platforma pritet të shtojë prodhimin e naftës dhe gazit në bazën më të madhe të Kinës për prodhimin e naftës bruto, që njihet si grupi i fushave naftëmbajtëse në gjirin Bohai.

 

Platforma është 36.5 metra e gjatë, peshon 15 500 tonë dhe është instalimi më i rëndë në gjirin Bohai, me një sipërfaqe barazi me 11 fusha bashketbolli.

 

Kjo platformë, së bashku me 15 platforma të tjera në fushën naftëmbajtëse Bohai, do të përmirësojë shfrytëzimin e burimeve dhe do maksimizojë zhvillimin. (Jiang Lei)