Monitorimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës është komentuar në mënyra të ndryshme nga ekspertët.
Në një intervistë për mediat eksperti i ekonomisë Zef Preçi e sheh me skepticizëm ndërhyrjen e bordit në këtë pikë.
Karburanti (Foto Gazeta Sot.com)
“Për hir të së vërtetës duhet thënë që vetë ekzistenca e bordit është një ndërhyrje e dhunshme e qeverisë dhe e biznesit të madh në jetën ekonomike të vendit, është një lloj takse shtesë suplementare mbi konsumatorin fundor, për ne që furnizojmë makinat dhe në të njëjtën kohë është kosto plus për mallrat dhe shërbimet që të gjitha bazohen tek energjia. Për fat të keq zhvendosja nga loja e lirë e tregut, mosrespektimi i rezervës së sigurisë, interesat e qeverisë për të mbledhur sa më shumë të ardhura, sepse dihet që TVSH-ja vjen kryesisht nga burimet energjitike e me rradhë, në këto kushte nuk është që ngjall shpresë sepse ajo pasqyron një lloj shqetësimi të situatës, një situatë që për fat të keq nuk është ashtu siç duhej të ishte, është shumë larg normalitetit dhe vazhdimi e kësaj lojë me të ashtuquajturën, Bordi i Transparencës. Në këto kushte edhe pse pasqyron një lloj ndryshimi në çmimet ndërkombëtare është larg reflektimit të lojës së lirë të tregut. Duhet të kuptojmë një gjë që në ekonominë e tregut vetërregullimi ka rol parësor dhe jo ndërhyrja shtetërore, përndryshe kthehemi tek ai rregullim që kishim kur shteti caktonte të gjitha, çfarë të mbjellësh, çfarë të korrësh, sa ta shesësh, ku ta shesësh etj. si këto”, tha eksperti.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi(Foto Gazeta Telegraf)
Në intervistën për Klan News eksperti Preçi thotë se çmimet nuk reflektohen drejt.
“Prolemi është që rritja e çmimeve tek ne ecën vetëm në krahun rritës, do të thotë që çmimet ndryshojnë vetëm në krahun rritës dhe kj pasqyrohet në të gjithë mallrat dhe shërbimet për të mos thënë pastaj që ka dhe zhvillime të tjera në ekonomi që bëjnë gati-gati të pakthyeshëm këtë proces. Kam parasysh procesin liberalizues të një numri biznesesh, që furnizohen me tension të mesëm të energjisë elektrike, vendosjen e fashës që synon kursimin në vend, sjell të njëjtën pasojë, rritjen e çmimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, përkeqësimin e importit të drithërave. Pra, ka një element kaskadë, i cili vështirë se kthehet ndonjëherë në përiudhën para krizës. Nuk është thjesht agresioni rus në Ukrainë, por edhe zhvillimet e brendshme të ekonomisë tonë kombëtare, që nuk premtojnë një përmirësim të shpejtë.”-shprehet Preci
Teksa komenton çmimet eksperti Zef Preçi analizon dhe situatën me energjinë.
“Duhet të jemi koshientë që Shqipëria prodhon, me prodhimin vendas mbulon 70-80% të nevojave të saj dhe gjithë sasia, diferenca që importohet është barabartë me humbjet që ka. Pra, janë 300 milionë euro, të cilat humbasin dhe vidhen në sistem. Kjo flet nga njëra anë për mungesë eficence të investimeve të kryera sidomos gjatë dekadës së fundit, në të njëjtën kohë tregon edhe shqetësimin që me të drejtë ka qeveria, që do të detyrohen të mobilizojë para buxhetore për të importuar energji. Vendosja e fashës, rikthimi në një tregues që e kemi pasur para 20 vitesh, në 2003 është vendosur për herë të parë, është një vendimmarje e sforcuar por që në të njëjtën kohë, të cilës i ka munguar punë përgatitore. Për shembull, u fol para 6-7 vitesh për sahatët inteligjentë, aparatët matëse të energjisë, aparatet inteligjente që fare mirë sot mund të ishin të dobishme për të kontrolluar dhe vjedhjen që bëhet. Asgjë nuk është bërë. Askush nuk mund të thotë se sa është numri i faturimeve zero apo numri i abonentëve që janë pa aparatë matës, e probleme të tjera që lidhen me humbjet. Me investimet e kryera presupozohej që humbjet të zbrisnin në nivelin 6%, për fat të keq sot janë 20.6% dhe nëse shohim investimet që janë kryer duhet të prisnim që të ishte normalizuar kjo situatë.” – vë në dukje eksperti.
Fatura e energjisë elektrike(Foto Albanian Post)
Vendosja e fashës duket e pashmangshme, por ekspertët shprehen me shqetësim për faktin se efekti i rritjes është i drejtpërdrejtë tek qytetarët.
“ Vendosja e fashës mbetet diçka ndoshta e pashmangshme, por pritet të bëjë një rishpërndarje, të godasë klasën e mesme, pastaj nëse flasim për atë që nuk po rrisim çmimin, po e mbrojmë etj. këto janë pjesë e propagandës më shumë se e realitetit, sepse praktikisht çmimi rritet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur e rrit siç u bë mesatarizimi para 6-7 vitesh, kalimi nga 7.4 në 9.5 dhe bëhet edhe në mënyrë të tërthortë. Praktikisht vetëm vjedhja në treg të lirë të 7200 bizneseve që kishin nevojë për furnizim me tension të mesëm, automatikisht ka rritur çmimin e mallrave dhe shërbimeve që ato i ofrojnë konsumatorit fundor. Kështu që vendosja e fashës është dicka e pashmangshme në rastin konkret. Do të ishte mirë që të ketë më shumë shpjegim sepse në asnjë vend të botës nuk mbrohet me çmim të fiksuar përvec ndriçimit. Pra, mbrohet ndriçimi kurse ngrohja, gatimi dhe uji i ngrohtë sigurohen përmes gazit. Për fat të keq ne na kalon TAP-i që furnizon një pjesë të mirë të Evropës Perëndimore dhe s’kemi asnjë mundësi për ta përdorur qoftë për prodhim direkt energjie, qoftë për si gaz për nevoja komunale dhe industriale.”-thekson eksperti.