Situatë problematike nga reshjet, dëmtohen rrugë e ura
2022-09-28 15:10:44

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë Shqipërinë prej së hënës ka shkaktuar problematika në disa qarqe.

Në Pukë, sipas informacionit zyrtar të kësaj bashkie, përcjellë nga “RTSH”, për shkak të prurjeve të përrenjve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë rurale, ura, objekte dhe kanale vaditëse.

Sipas të njëjtit burim, janë dëmtuar rreth 80 km rrugë. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në zonën e Dukagjinit në Shkodër.  (Elona)