Adoleshentët kinezë fitojnë çmim në konkursin kryesor të astrofotografisë në Britani
2022-09-28 17:24:29

Foto: Fotografia "Galaktika e Andromedës: Fqinja" e bërë prej Yang Hanwen-it e Zhou Zezhen-it nga provinca Sichuan e Kinës Jugperëndimore, 21 shkurt 2021. / Muzetë Mbretërore të Greenwich-it

Me një imazh mahnitës të galaktikës së Andromedës, dy adoleshentë kinezë fituan çmimin e Konkurrimit të të Rinjve në konkursin "Fotografi i astronomisë" për vitin 2022, i organizuar nga Observatori Mbretëror i Greenwich-it në Londër.

Anëtari i jurisë Laszlo Francsics e quajti fotografinë «një pasqyrim shumë natyror të galaktikës së Andromedës».

"Kjo është një kapje e shkëlqyer nga një astrofotograf i ri, i cili demonstron gjithashtu talent të jashtëzakonshëm në përpunimin e një fotoje të thellësive qiellore," tha Francsics. 
 

Fituesit 14-vjeçarë janë Yang Hanwen e Zhou Zezhen, nxënës të shkollës së mesme përkatësisht nga Xiamen-i i provincës Fujian e nga Shaoxing-u i provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Ata bashkëpunuan, duke qenë njëri përgjegjës për fotogramin dhe tjetri për përpunimin kompjuterik.