8-mujori i parë, vëllimi i trasportit të mallrave në Kinë ruan rritjen e qëndrueshme
2022-09-28 18:12:42

Foto:VCG

Foto:VCG

Vëllimi i përgjithshëm i transportit të mallrave në Kinë, një tregues i veprimtarisë ekonomike, ka ruajtur rritjen e qëndrueshme nga janari në gusht të këtij viti, sipas të dhënave nga Ministria e Transportit.
Vëllimi i transportit të mallrave në tetë muajt e parë u rrit me 11.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Transporti hekurudhor i mallrave u shtua 18.1 për qind, ndërsa transporti rrugor dhe ai ujor përkatësisht me 11.2 dhe 10.1 %.
Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i biznesit të postës së shpejtë në Kinë u rrit me 83.5 për qind krahasuar me tetëmujorin e parë të vitit 2019.
"Tani rrjeti kombëtar i transportit funksionin përgjithësisht lirshëm dhe treguesit kryesorë të logjistikës janë të qëndrueshëm dhe në përmirësim," tha zëdhënës i Ministrisë së Transportit Shu Chi.