Shpenzimet e qeverisë kineze për risitë tekniko-shkencore arrijnë nivel rekord
2022-09-28 18:02:33

Foto: Raketa "Marshimi i Madh-5B Y3", duke mbartur modulin laboratorik "Wentian", u nis më  14:22 sipas orës së Pekinit nga Vendi i Lëshimit të Anijeve Kozmike në Wenchang të provincës Hainan të Kinës Jugore, 24 korrik 2022. /CFP

Me rritjen e madhe të shpenzimeve qeveritare për risitë shkencore dhe teknologjike, Kina ka përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e saj tekniko-shkencore dhe aftësitë për krijimin e risive gjatë dekadës së fundit, tregojnë të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të martën.

Shpenzimet e qeverisë kineze për risitë tekniko-shkencore vitin e kaluar i kaluan 1.07 trilion juanët (rreth 150.5 miliardë dollarë), 92.2 për qind më shumë se në vitin 2012, duke ruajtur nivelin mbi 4 për qind të shpenzimeve publike kombëtare në vitet e fundit. Raporti i shpenzimeve qeveritare për kërkimin shkencor në PBB gjithashtu u shtua në 2.44 për qind vjet, nga 1.91 për qind që ishte dhjetë vjetë më parë.

Gjithashtu, financimet për kërkimin bazë në Kinë u rritën mesatarisht 15.4 për qind në vit,  3.7 pikë përqindjeje më  shumë se vlera e financimit të të gjithë shoqërisë gjatë së njëjtës periudhë.