Zëdhënësi: Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e Ukrainës
2022-09-28 18:17:29

Foto:VCG

Foto:VCG

Qëndrimi i Kinës ndaj çështjes së Ukrainës është konsekuent dhe i pandryshuar, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje rreth katër rajoneve në Ukrainë që votuan për t'u bashkuar me Rusinë. 

Wang theksoi se Kina gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të respektohen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, të zbatohen qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, të merren seriozisht shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha palëve dhe të mbështeten të tëra përpjekjet për të zgjidhur krizën në mënyrën paqësore. 

Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me çështjen e Ukrainës, vuri në dukje zëdhënësi.