Kina ka arritur rezultate të rëndësishme në promovimin e mjekësisë tradicionale në nivel ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit. Trashëgimia e përvojës dhe trajtimit të ekspertëve të mjekësisë tradicionale kineze ka arritur përparim të konsiderueshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Bashkëpunimi global me mjekësinë tradicionale kineze (TCM) është zgjeruar në 196 vende dhe rajone dhe Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi TCM me më shumë se 40 qeveri të huaja dhe organizata ndërkombëtare.
Kina ka arritur rezultate të rëndësishme në promovimin e mjekësisë tradicionale kineze në nivel ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze.
nga VCG
“Bashkëpunimi global me mjekësinë tradicionale kineze (TCM) është zgjeruar në 196 vende dhe rajone dhe Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi TCM me më shumë se 40 qeveri të huaja dhe organizata ndërkombëtare”,- deklaroi Wu Zhendou, drejtor i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar të administratës.
Sipas Wu, Kina ka ngritur 30 qendra të mjekësisë tradicionale me cilësi të lartë jashtë shtetit dhe bashkëpunimi TCM është përfshirë në 16 marrëveshje të tregtisë së lirë.
Mjekësia tradicionale kineze gjithashtu luajti një rol aktiv në luftën globale kundër pandemisë Covid-19. Kina publikoi planet e trajtimit të TCM-së kundër pandemisë në shumë gjuhë dhe mbajti më shumë se 100 evente të transmetimit të drejtpërdrejtë në këtë sektor.
Wu theksoi se Kina prezantoi planet e trajtimit të Covid-19 me mjekësinë tradicionale në më shumë se 150 vende dhe rajone, ofroi produkte TCM dhe dërgoi ekipe ekspertësh të mjekësisë tradicionale në vendet dhe rajonet në nevojë.
Për shembull, një ekip ekspertësh të mjekësisë tradicionale shkoi në Kamboxhia këtë vit, për të ndihmuar në luftën e vendit kundër pandemisë, tha ai.
Mjekësia tradicionale kineze është e paketuar në Dyqanin e Mjekësisë Ban Seng në Xhakartën Perëndimore, Indonezi, më 5 shkurt 2020. [Foto e dhënë për CHINA DAILY]
Përveç trajtimit të pacientëve me Covid me mjekësinë tradicionale kineze, ekspertët trajnuan edhe mjekët vendas për ta përdorur atë për të trajtuar pacientë me sëmundje të tjera, duke hedhur një bazë të mirë për bashkëpunimin e TCM-së, shtoi ai.
Kina planifikon të ndërtojë një qendër të mjekësisë tradicionale kineze në Kamboxhia, për të ofruar më shumë trajtim TCM për pacientët vendës, duke kryer gjithashtu trajnime më profesionale për mjekët lokalë, tha ai.
Li Yu, drejtor i departamentit të shkencës dhe teknologjisë së administratës, deklaroi se gjatë Periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) Kina formuloi 37 standarde ndërkombëtare për mjekësinë tradicionale.
Për më tepër, Kina ka marrë masa të ndryshme për të forcuar cilësinë e produkteve të mjekësisë tradicionale, siç është krijimi i bazave të rritjes për barnat TCM dhe një sistem gjurmimi për produktet e mjekësisë tradicionale, tha ai.
Në 10 vitet e fundit, Kina ka realizuar një sërë projektesh për mbrojtjen dhe përdorimin e librave të lashtë të mjekësisë tradicionale.
Përvoja e më shumë se 200 ekspertëve të njohur të mjekësisë tradicionale është regjistruar dhe hulumtuar, ndërsa teknologjia moderne është përdorur për digjitalizimin e përvojës së tyre, kështu që mund të ruhet për përdorim në të ardhmen.
Chen Xiangmei, presidente e Shoqatës Kineze të Mjekësisë Integruese, deklaroi se trashëgimia e përvojës dhe trajtimit të ekspertëve të mjekësisë tradicionale kineze ka arritur përparim të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit.
Sipas saj, mjekësia perëndimore duhet të integrohet më tej me mjekësinë tradicionale kineze dhe shoqata ka punuar fort për të bërë udhëzime të standardizuara mbi planet integruese të trajtimit, në mënyrë që mjekët e specializuar në mjekësinë perëndimore të mund të mësojnë më shumë rreth teorive të mjekësisë tradicionale kineze dhe t'i përdorin ato për trajtim.
nga VCG