Panairi hap rrugë të re për talentet ndërkombëtare në Shangai
2022-09-27 12:03:12

Foto:people.com.cn

Panairi Ndërkombëtar i Punësimit, Sipërmarrjes dhe Ndërmarrjeve, i zhvillua në Shangai ishte një dritare e mirë mundësish për punësimi si dhe për të rinjtë, për t’u afirmuar në sytë e korporatave për të pasur mundësi rekrutimi. Po ashtu, u diskutua në panele të ndryshme edhe se si industri të ndryshme po arrijnë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në Shangai u zhvillua Panairi Ndërkombëtar i Punësimit, Sipërmarrjes dhe Ndërmarrjeve 2022, një panair pune që synon të nxisë punësimin dhe sipërmarrjen midis komunitetit ndërkombëtar në qytet.

Edicioni i tretë i këtij aktiviteti vjetor u bashkorganizua nga “Expatriate Center”, një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime për të huajt në qytet, qeverisjen vendore dhe dhomat e tregtisë së jashtme.

Me temë mbi qëndrueshmërinë, eventi përmbante aktivitete “online” dhe me prani fizike, duke përfshirë dy seminare, pesë diskutime në panel dhe një konkurs për sipërmarrje sociale.

Foto: people.com.cn

Mbi 50 korporata vendase dhe të huaja nga 12 industri u bashkuan në pjesën online të panairit, duke sjellë mbi 200 mundësi dhe punëkërkuesit mund të regjistroheshin në platformën e rekrutimit “O2O”, për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit të korporatave.

Konkursi i sipërmarrjes ishte pika kryesore e panairit të këtij viti, duke tërhequr mbi 70 garues individualë dhe 16 ekipe nga 11 vende të ndryshme për të marrë udhëzime profesionale nga 16 liderë të industrisë, në mënyrë që të perfeksionojnë programet e sipërmarrjes.

“Kisha parë mbështetjen e vlefshme që ofron panairi dhe të qenit gjyqtar ishte një mënyrë për të mbështetur ambiciet e të rinjve që duan të përmirësojnë botën”,- tha Kenneth Jarrett, një këshilltar i lartë në “Dentons Global Advisors”, i cili ishte një nga gjyqtarët e finales.

Ajo që i bëri përshtypje Jarrett ishte entuziazmi, profesionalizmi dhe mendueshmëria e finalistëve, pasi propozimet ishin novatore dhe ofronin zgjidhje për një sërë qëllimesh të qëndrueshmërisë.

“Mentori ynë nga “L'Oreal” na dha shumë mësime dhe sugjerimet e mundësitë që na dha konkursi janë shumë të rëndësishme”,- tha pjesëmarrësi fitues, Mugabe Rufaro Joshua nga Zimbabve, i cili u bashkua me mikun e tij Sydorchenko Valeriia nga Ukraina me ide për “Lark Oral Care”, e cila ofron produkte natyrale të kujdesit oral.

Panairi prezantoi gjithashtu seminare dhe panele diskutimesh me folës nga kompanitë dhe industritë kryesore që diskutuan se si industri të ndryshme po arrijnë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke mbuluar tema të tilla si projektet dhe praktikat e qëndrueshmërisë së korporatave, si dhe zbatimin e projekteve të qëndrueshmërisë së institucioneve arsimore.

Foto: people.com.cn

Zyrtarët nga qendra e shërbimit të burimeve njerëzore të qarkut Changning, administrata tatimore dhe shërbimi i pranimit të çështjeve të komunitetit dhanë prezantime dhe përgjigje të hollësishme për regjistrimin dhe qëndrimin e përhershëm të të kthyerve nga jashtë shtetit dhe politikat përkatëse gjatë parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Të gjitha këto aktivitete u mundësuan përmes “WeChat Channel”, “Tencent Meeting” dhe transmetimit të përbashkët “live” të “Zoom”. Numri i pjesëmarrësve vendas dhe të huaj arriti në 2413.

“Nën politikat dhe mjedisin e shkëlqyer mbështetës të sipërmarrjes të ofruara nga pushteti vendor, “TEC”, si një organizatë sociale, mund të forcojë lidhjen me departamentet përkatëse në të ardhmen”,- deklaroi Linda Painan, drejtuese e “TEC”.

“Ne shpresojmë që panairi i këtij viti do të inkurajojë më shumë individë, biznese dhe industri që të marrin drejtimin për të ndërmarrë veprime për ta bërë botën tonë një vend më të mirë”, shtoi Painan.