Jonie Muçaj, Women Startup Competition për herë të parë në Shqipëri
2022-09-27 11:03:17

Jonie Mucaj, është koordinatore e programit Women Startup Competition, një event i cili vjen për herë të parë në Shqipëri dhe hap mundësi bashkëpunimi për 30  gra dhe vajza që do të jenë pjesemarrëse. Ato do të monitorohen nga specialistë të ndryshëm të biznesit, të cilët në fund do të nxjerrin një fituese. Më pas, fituesja do të jetë në një konkurs të madh ndërkombëtar mes grave nga vende të ndryshme të botës.

Jonie prej vitesh është bërë pjesë e disa programeve të trajnimit lidhur me zhvillimin social, komunikimin, zhvillimin e ideve të biznesit,  ndaj për këtë event ajo shpreh një entuziazëm të madh dhe e sheh si një mundësi për barazi gjinore edhe në biznes mes grave dhe burrave.

CMG : Jonie, si është pritur ky event për ju dhe gra si ju?

Jonie Muçaj : Evente të tilla në fakt është dashur të organizohen në përgjithësi edhe më pare, sepse i jep një zhvillim të përgjithshëm gruas në shoqëri. Vetë idea për përfshirje të bën të mendosh që ato do të hapin horizonte të reja.
Ky është viti i parë parë që organizohet në Shqipëri dhe është pritur mirë, së pari nga gratë në biznes dhe nga institucionet të cilat i dhanë jetë përmes mbështetjes si ide për një startup. Për të gjitha grate, qofshin ato të reja apo të vjetra në rrugëtimin e biznesit ky event është suport për këto të fundit.

CMG : Ju thatë se në Shqiperi ky program vjen për herë të parë, po në krahasim me vendet e tjera europiane?

Jonie Muçaj : Në Shqipëri këtë vit u organizua për herë të pare, por në vende të tjera ka mbi tetë vite. Është mirë të dëgjosh që ka kaq shumë vite sepse tregon që gruaja mbështet dhe idetë e saj janë prioritet. I tërë projekti në vetvete është një incubator, i cili e rrit një biznes si një: "Filiz bime e cila ka nevojë për t'u rritur ".
Baza e këtij kompeticioni është në Bullgari, aty ka nisur për herë të parë dhe qëllimi kryesor është t’i bëhet jehonë e madhe barazisë së grave në biznes dhe jetë.
CMG : A mund ta shpjegoni se si gratë dhe vajzat mund të integrohen në ketë event?

Jonie Muçaj : Ideja është që vajzat duhet të zotërojnë një biznes ose ide dhe të kenë dëshirën për ta dërguar atë përpara. Mund të kenë një biznes që sapo e kanë hapur dhe ka ide inovatore, apo synon që ta hapë së fundmi. Por, nuk heqim mundësinë që mund të jenë edhe një grup vajzash, të cilat e drejtojnë bashkë biznesin. Ato do të ndiqen hap pas hapi nga mentorë, të cilët do t’i tregojnë rrugën se si mund të zhvillohet një biznes ose rrugën e gabuar që mund të kenë ndjekur për të ardhur deri këtu. Nëpërmjet këtij eventi do të shmangen dështimet dhe do të punohet për arritje.

CMG: Në cilën fazë ndodheni aktualisht?

Jonie Muçaj : Gjatë gjithë muajit shtator është punuar që të kemi një skuadër të mirë pune. Aplikime ka pasur nga dhjetëra gra dhe vajza, ndërsa në fazën e dytë do të nisim me selektimin dhe ndërtimin e grupeve të punës.

CMG: Kur do të zhvillohen mentorimet?

Jonie Muçaj : Mentorimet do të zhvillohen gjatë muajit tetor në sesione dhe tema të ndryshme, ndërsa gjatë muajit nëntor do të prezantohet eventi final, ku dhjetë finalistët do të prezantojnë idetë e tyre të biznesit. Fituesi do të ketë mundësi të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar.

CMG: A mund të ndani me ne objektivin tuaj kryesor?

Jonie Muçaj : I gjithë objektivi është rritja e fuqizimit të grave, dimë që fuqizimi i grave nënkupton mirëqënie sociale për familjen dhe shoqërinë. Gratë janë më të vëmendshme sa i përket mjedisit përreth si dhe korrekte në shlyerjen e pagesave. Gjithashtu janë më të fokusuara tek rezultati jo vetëm ekonomik, por edhe social. Janë rreth tridhjetë gra që do të marrin pjesë në programin e mentorimit, kjo do t’i ndihmojë të kenë qasje të shohin zhvillimin e produktit apo tregut të tyre, mund të nxiten për më shumë fokus, marketing etj. Në fund të programit ato të kenë ide të qarta sesi ta zhvillojnë biznesin e tyre.

  CMG: Ju vetë keni qenë pjesëmarrëse në këto evente?

Jonie Muçaj : Unë kam qenë pjesë e konkurseve në qëndra të ndryshme dhe sot gjendemi në anën tjetër të medaljes bashkë me ekipin, duke tentuar te zhvillojmë të tjerët. Kjo është një përvojë ndryshe dhe e veçantë, është ajo që kemi dashur të bëjmë gjithmonë. Në fillim me zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve më pas të rinjve dhe sipërmarrësve.

CMG : Pse mendon që ky event është mbështetur nga ministri i sipërmarrjes?
Jonie Muçaj : Ky event mbështetet sepse ka risi në qëllimin dhe objektivat e tij kryesore. E veçanta është se mbështetet sapo ne aplikojmë dhe kjo është një gjë e mirë. Ndikimi do të jetë i lartë për t’i zhvilluar gratë  ndaj është parë me këtë syrin pozitiv dhe të zhvillimit. Sa më të zhvilluara dhe mbështetura të jenë gratë aq më e suksesshme është shoqëria.

CMG: Gratë kanë nevojë vetëm për mbështetje në këto evente, apo nevojitet një mbështetje më e madhe?

Jonie Muçaj: E vërtetë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që gratë duhet të mbështeten në familje e më pas të dalin prej saj të sigurta. Ka shumë punë që duhet të ë për të ndërtuar besimin e tyre dhe sigurinë se mund t'ia dalin por gjithçka nis në familje e më pas në shoqëri dhe më pas deri tek ne si organizata, të cilat përpiqemi shumë të mbështesim sipërmarrjet e tyre. Kemi shumë besim që gratë mund të bëjnë biznes të mirë.

CMG: Cili është mesazhi juaj për gratë dhe vajzat në sipërmarrje?

Jonie Muçaj : Mesazhi im është i shkurtër: "Jeni ju ndryshimi i vetes suaj ".
Është e rëndësishme që ato të besojnë fort tek aftësitë e tyre, të cilat janë shumë të mëdha. E rëndësishme është të kuptojnë që puna rritet kur besimi rritet.
Intervistoi :Megi Latifi