Kina kundërshton ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Venezuelës
2022-09-27 15:44:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dialogun për problemin e Venezuelës në sesionin e 51-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së të zhvilluar të hënën, përfaqësuesi kinez mbajti një fjalim, ku shprehu kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të Venezuelës, duke i kërkuar ShBA-së të heqë sanksionet e njëanshme ndaj këtij vendi.

Përfaqësuesi kinez tha se qëndrimi i Kinës lidhur me problemin e Venezuelës është i qartë dhe i vendosur. Kina mbron Kartën e OKB-së e normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i përkrah palët në Venezuelë të gjejnë një zgjidhje politike brenda kornizës kushtetuese, duke kundërshtuar ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Venezuelës.(Fani/Artan)