Bulevardi i ri, projekti strategjik për kryeqytetin
2022-09-27 15:55:18

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga bulevardi i ri i Tiranës.

I cilësuar si projekt strategjik për kryeqytetin, bulevardi i ri është një aks ekologjik në vijën e lumit të Tiranës, përmes të cilit është krijuar një njësi e re qarkullimi për të gjithë banorët e disa njësive në zonën veriore të kryeqytetit.

Dikur një zonë e pazhvilluar, tërësisht e braktisur, e konsideruar si një lagje e ndotur e qytetit, bulevardi i ri i Tiranës ka pjesë të dedikuar për korsitë e biçikletave dhe zonat e këmbësorëve, ku mbizotëron gjelbërimi.

Parkimi nëntokësor në hyrjen e tij është shumë modern dhe është parkimi i dytë më i madh i Tiranës, pas atij në sheshin “Skënderbej”, me një kapacitet prej 320 makinash.

Ky bulevard është vepra e dytë sa i përket përmasës së gjelbër pas parkut të Liqenit të Tiranës. (Fatosi)