Ekspozita Kinë-Eurazi nxit më tej hapjen e Kinës drejt Perëndimit
2022-09-27 18:09:28

Foto:VCG

Foto:VCG

Nga 19 deri më 22 shtator u zhvillua në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Perëndimore, Ekspozita e 7-të Kinë-Eurazi, e cila kishte si temë “Konsultime, ndërtim e ndarje e përbashkët dhe bashkëpunim për të ardhmen”.

 

Ky është edicioni i parë i ekspozitës Kinë-Eurazi që zhvillohet pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19. Për të përballuar ndikimet negative të epidemisë, organizatorët shfrytëzuan mënyra të shumta, si autorizimi nga larg ose pjesëmarrja me përfaqësim, duke ftuar institucionet dhe ndërmarrjet e vendeve të ndryshme të botës të jenë të pranishme në këtë ekspozitë.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Nxitja e hapjes drejt Perëndimit

 

Ekspozita Kinë-Eurazi ka filluar në vitin 2011 dhe tani është bërë platforma kryesore e hapjes së Kinës drejt Perëndimit. Krahas pikave kufitare ajrore dhe detare, edhe pikat kufitare tokësore janë bërë një pjesë e rëndësishme e hapjes së Kinës. Zhvillimi i kësaj ekspozite ndihmon që Kina të formojë një model të ri të hapjes tokësore.

 

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi ekspozitës së sivjetshme, ku vihet në dukje që kontinenti euraziatik ka gjallëri e potencial të madh zhvillimi dhe është rajoni kryesor i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”. Vitet e fundit, Xinjiang-u ka shfrytëzuar epërsinë e vendndodhjes gjeografike, ka nxitur aktivisht ndërtimin e zonës thelbësore të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe ka forcuar ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët mes Kinës dhe vendeve të Eurazisë, duke pasur rezultate pozitive.

 

Në mesazhin e tij, Xi theksoi që Kina është e gatshme të shfrytëzojë platformën e ekspozitës Kinë-Eurazi, të promovojë frymën e Rrugës së Mëndafshit me bashkëpunim paqësor, hapje gjithëpërfshirëse, mësim të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta, të ngulë këmbë në standardin e lartë, zhvillimin e vazhdueshëm dhe dobinë për jetesën e popullit dhe të zgjerojë pandërprerë fushat e bashkëpunimit, të ngrejë nivelin e bashkëpunimit në Eurazi dhe të nxitë zhvillimin e lulëzimin e përbashkët.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Nyjë e ndërlidhshmërisë, urë për të ardhmen

 

Kazakistani është një vend i madh në Azinë Qendrore dhe një partner i gjithanshëm strategjik i Kinës. Kazakistani ishte vend i ftuar nderi i ekspozitës së sivjetshme dhe në një videofjalim të tij, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e vlerësoi lart këtë ekspozitë. Ai tha: “Në botën e sotme, situata ndërkombëtare po ndryshon thellësisht dhe kjo e ka bërë më të dukshme epërsinë thelbësore të nismës ‘Një brez, një rrugë’”.

 

Në fakt, nisma “Një brez, një rrugë” është paraqitur nga presidenti kinez Xi Jinping kur vizitoi Kazakistanin nëntë vjet më parë. Kazakistani u kushton rëndësi të madhe lidhjeve me Kinën dhe tregon një vëmendje të veçantë për rolin e rajonit të Xinjiang-ut të Kinës Perëndimore. Presidenti Tokayev u shpreh qartë se ekspozita Kinë-Eurazi është bërë një platformë e tregtisë ndërkombëtare dhe ka krijuar mundësi më të mëdha për eksportet e vendeve të ndryshme.

 

Krahas Kazakistanit, edhe vendi tjetër i ftuar i nderit në ekspozitë, Hungaria, ka shprehur krenarinë e vet që është vendi i parë europian që ka nënshkruar dokument bashkëpunimi me Kinën lidhur me nismën “Një brez, një rrugë”. Kryeministri hungarez Viktor Orban në fjalimin e tij bëri thirrje dhe nxiti një bashkëpunim më të ngushtë mes Europës dhe Azisë. Kjo tregon shpresat e vendeve europiane që Xinjiang-u të luajë një rol më të madh në shtimin e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore.

 

Në fakt, në ekspozitën e sivjetshme është arritur gjerësisht konsensusi për rolin e Xinjiang-ut të Kinës, si urë dhe nyjë për nxitjen e ndërlidhjes ndërmjet Azisë e Europës dhe për forcimin e shkëmbimeve shumëpalëshe. “Ekspozita Kinë-Eurazi ka nxitur me sukses bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Azisë dhe rajonit euroaziatik në përgjithësi,” thotë sekretari i përgjithshëm i ASEAN-it Dato Lim Jock Hoi.

Foto:VCG

Foto:VCG

 

Këtë herë, në këtë ekspozitë janë nënshkruar kontrata me vlerë prej mbi 1 trilion juanësh dhe kjo arritje është rezultat i zgjedhjes së përbashkët të bërë nga ndërmarrjet kineze dhe ato të huaja.

 

“Arritjet e pasura në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar kanë treguar plotësisht që ekspozita Kinë-Eurazi, si një platformë me ‘lidhje të ndërsjella perëndim-lindje dhe tokësore-detare’, ka realizuar zgjerimin dhe modernizimin e mëtejshëm,” thotë zv.kryetarja e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës, Sun Hongmei. (Jiang Lei)