Xi Jinping-u shpreh ngushëllime për sulmin në shkollën ruse
2022-09-27 17:35:34

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh ngushëllimi presidentit rus Vladimir Putin pas sulmit në një shkollë në qytetin e Izhevskut.

Në mesazhin e tij, Xi u shpreh që është i tronditur nga sulmi në shkollën në Izhevsk. "Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, si edhe në emrin tim personal, dua të shpreh keqardhje të thellë për viktimat dhe ngushëllime të sinqerta për familjet e tyre," tha Xi Jinping-u.