Xi Jinping-u viziton ekspozitën “Përparojmë drejt Epokës së Re”
2022-09-27 20:39:21

 

Në prag të Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, njëkohësisht edhe kryetar i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, vizitoi ekspozitën e arritjeve me temë “Përparojmë drejt Epokës së Re”.

 

Gjatë vizitës, Xi Jinping-u theksoi që, qysh nga Kongresi i 18-të, Komiteti Qendror e ka udhëhequr të gjithë Partinë dhe popullin kinez të kapërcejnë shumë vështirësi që kishin ekzistuar prej kohësh, të bëjnë shumë punë të rëndësishme që kanë lidhje me të ardhmen e vendit e të kombit kinez dhe të përballojnë rreziqet dhe sfidat politike, ekonomike, ideologjike e natyrore. Në punët partiake dhe shtetërore ka pasur arritje dhe ndryshime historike, duke dhënë garanci më të plotë sistematike për përtëritjen e madhe të kombit kinez dhe duke ofruar bazë më të fortë materiale e forcë më aktive shpirtërore.

 

Xi theksoi më tej që duhet të promovohen gjerësisht masat strategjike, praktikat reformuese, përparimet e reja dhe arritjet simbolike gjatë dhjetë vjetëve të fundit, si edhe rëndësia e transformimeve të mëdha në historinë e PKK-së, historinë e Kinës së Re, historinë e Reformës e Hapjes, historinë e zhvillimit të socializmit dhe historinë e zhvillimit të kombit kinez. Të gjitha këto duhet të bëhen me synim që të inkurajohet i tërë populli të konsolidojë vetëbesimin historik, të forcojë shpirtin e iniciativës, të bëjë përpjekje me të gjitha forcat, të ecë përpara me guxim, të luftojë i bashkuar dhe të çelë një kapitull të ri në krijimin e një vendi modern socialist, duke arritur fitore të reja në ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze.