Roli i grave sipërmarëse në diasporë
2022-09-27 14:46:18

Gjatë viteve të fundit është rritur numri i grave sipërmarrëse, por ato vazhdojnë të përballen më sfida të shumta në mjedisin e biznesit. Për t’i ndihmuar ato ndërmerren iniciativa të ndryshme nga organizata apo dhe institucione të cilat përpiqen t’i inkurajojnë dhe mbështesin në synimet e tyre për të nisur një biznes. Trajnuesja Anila Hyka Smorgrav për Grupin Mediatik të Kinës tregon se cili është roli i gruas sot në sipërmarrje dhe si ka ndryshuar raporti i drejtimit të kompanive nga gratë në diasporë dhe jo vetëm.

Gratë në biznes (Foto gazeta express)

Gratë në biznes (Foto gazeta express)

“Gjithnjë e më tepër i është kushtuar një vëmëndje e veçantë nga politikat e shtetit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë për të pasur një gjithëpërfshirje më të madhe të grave për t’i promovuar dhe për t’i pasur në borde drejtuese. Por ka pasur edhe politika në lidhje me bizneset individuale, pra me gratë sipërmarrëse. Gruaja po luan një rol të rëndësishëm jo vetëm si eksperte, por dhe si drejtuese në shumë fusha si në teknologji, financë , industri dhe fushat sociale’’u shpreh ajo

Sipas mentores Smorgrav, nuk ka një ndryshim shumë të madh në drejtimin e kompanive nga burrat dhe gratë në Shqipëri apo në diaspore. Gratë në diasporë kanë më tepër mundësi për shkak edhe të mënyrës së tyre të jetesës.

Drejtimi i biznesit (Foto thetechpanda)

Drejtimi i biznesit (Foto thetechpanda)

“Për mendimin tim dhe përvojën me kontaktet e vazhdueshme si në diasporë dhe Shqipëri nga ana e drejtimit, eksperiencës dhe përvojës nuk ka ndonjë ndryshim shumjë të madh. Ajo që ndryshon janë politikat që gratë sipërmarrëse në diasporë gjejnë në vendet ku janë. Mundësitë janë më të mëdha, ka programe stimuluese financiarë dhe jeta e përditshme që i bën më të favorshme se në Shqipëri. Në vendin tonë gruaja vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm në familje, pra do të kujdeset për familjen nga mëngjesi në darkë, por duhet te jetë drejtuese dhe biznesmene e suksesshme. Kjo ndodh në Shqipëri, duke pasur parasysh edhe shoqërinë vendëse, ku gruaja duhet të punojë dyfish më shumë sesa meshkujt”, thekson mentorja

Anila Hyka Smorgrav (Foto The albanian)

Anila Hyka Smorgrav (Foto The albanian)

Në Shqipëri sfidat mbeten të shumta, një ndër to është pagesa e cila bën të mungur ngurimin e grave për të qenë pjesë e fushës së biznesit dhe investimeve.

“Në Shqipëri sfidat janë shumë më të mëdha qoftë në jetën e përditshme qoftë në realizimin e një biznesi të suksesshëm. Në vendet ku ne jetojmë ka plot sfida, pavarësisht lehtësirave apo mbështetjes nga partenerët, që është tejet e rëndësishme. Sfida të tjera janë pagesat dhe gratë duhet të tregojnë aftësitë dhe të bëjnë përpjekje më shumë në mënyrë që të arrijnë një rrogë të barabartë me burrat dhe kjo është një sfidë edhe në vendet e zhvilluara europiane.”, shton ajo

Samiti krijon urë lidhëse midis bizneseve të shqipërisë dhe diasporës, një shkëmbim informacionesh dhe njohurish lidhur me mënyrën e të bërit biznes.

Anila-Smorgrav (Foto personale)

Anila-Smorgrav (Foto personale)

“Samiti i grave të biznesit të diasporës që në rastin konkret ishte i treti, luan një rol të rëndësishëm jo vetëm të promovimit të bizneseve të grave në Shqipëri, duke i  lidhur ato me ato të diasporës. Krijon mundësi dhe një urë lidhëse na bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve të reja midis dy palëve. Luan një rol të mentorshipit, gratë kanë mundësi midis këtyre organizimeve. Duke pasur edhe organizma të tjerë, krijohen mundësira dhe shkëmbehen informacione. Bizneseve i krijohet një dritare më shumë të jenë të dukshme dhe të njihen nga organizata. Kishim këtë rradhë edhe përfaqësues të Kosovës po ashtu edhe nga qeveria. Në vazhdim të këtij Samiti do ketë programe dhe nisma të Dhomës së diasporës me një çmim gjithashtu për gratë e biznesit.”, vuri në dukje ajo.