Rregullorja e Shangait ndihmon në zhvillimin e inteligjencës artificiale
2022-09-27 10:07:15

Autoritetet në Shangai kanë miratuar një rregullore për nxitjen e inteligjencës artificiale, duke shënuar përpjekjen e parë të tillë në Kinë në nivel provincial ose komunal. Ajo do të hyjë në fuqi më 1 tetor. Sipas zyrtarëve vendorë, legjislacioni e vë theksin tek inovacioni i industrisë dhe udhëzimet për zhvillimin e ardhshëm.

Vendimi i Shangait për të nxitur zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale do të promovojë transformimin digjital të qytetit dhe, sipas ekspertëve, edhe përpjekjet e tij për t’u bërë një qendër ndërkombëtare e inteligjencës artificial (AI).

Vizitorët vëzhgojnë një robot duke bërë një koktej gjatë WAIC 2021 në Shangai. [Foto e dhënë për China Daily]

Vizitorët vëzhgojnë një robot duke bërë një koktej gjatë WAIC 2021 në Shangai. [Foto e dhënë për China Daily]

Legjislatura e qytetit miratoi një rregullore për nxitjen e inteligjencës artificiale, duke shënuar përpjekjen e parë të tillë në Kinë në nivel provincial ose komunal. Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

“Ky legjislacion, me synimin për të promovuar industrinë e AI, e vë theksin tek inovacioni i industrisë dhe udhëzimet për zhvillimin e ardhshëm”,- tha Yan Rui, drejtor i çështjeve ligjore në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Popullore Komunale të Shangait, në një konferencë për media.

Duke i dhënë dorë të plotë veprimi qeverisjes efektive të tregut dhe nivelit të lartë, rregullorja synon të lehtësojë stimuj të ndryshëm për zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së inteligjencës artificiale, tha Yan.

Sipas tij, duke qenë akti i dytë nënligjor i qytetit në ekonominë digjitale, rregullorja për inteligjencën artificiale do të mbështesë fuqishëm transformimin digjital të Shangait dhe do të ndihmojë krijimin e një qendre të AI me ndikim global.

nga VCG

nga VCG

Një nga pikat kryesore të rregullores është se departamentet komunale mund të hartojnë lista të shkeljeve të vogla gjatë zhvillimit të industrisë së IA, të cilat nuk do të marrin ndëshkim administrativ.

Një shkallë e caktuar tolerance për shkelje të tilla synon të inkurajojë eksplorimin e kufijve shkencorë dhe të frymëzojë inovacionin, tha Weng Guanxing, avokat në firmën ligjore me bazë në Shangai, “Wintell&Co”.

“Thelbi i kërkimit shkencor është se ai është një proces i gabimeve të vazhdueshme dhe dallimit të së drejtës nga e gabuara. Kështu është inteligjenca artificiale. Prandaj, është gjithashtu një konventë ndërkombëtare për të lejuar gabime të vogla gjatë procesit të kërkimit dhe zhvillimit”,- tha Weng.

Rregullorja jep një përkufizim të qartë të inteligjencës artificiale dhe industrisë në këtë sektor, përcakton qartë përgjegjësitë dhe standardet e menaxhimit të qeverisë dhe divizioneve të ndryshme të lidhura me to, si dhe inkurajon aktivitete novatore në këtë fushë nga njerëzit, ndërmarrjet dhe organizatat, të gjitha brenda kornizës së ligjeve dhe rregulloreve të vendosura.

nga VCG

nga VCG

“Rregullorja thekson rëndësinë e krijimit të një standardi për inteligjencën artificiale që varion nga performanca e algoritmit dhe siguria e të dhënave, te mbrojtja e privatësisë, pajtueshmëria e produktit dhe më shumë. Kjo do të promovojë shumë formimin e një zinxhiri industrial bashkëpunues dhe për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe të rregullt të industrisë së AI”,- tha Shi Zhiru , zv.president i “Dgene Inc”.

Inteligjenca artificiale është një nga tre industritë kryesore së bashku me qarqet e integruara dhe biomjekësinë, që Shangai po përpiqet të zhvillojë duke përqendruar burimet.

Shkalla e industrisë së inteligjencës artificiale të Shangait është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Në vitin 2021, vlera e kombinuar e prodhimit të ndërmarrjeve të AI mbi një madhësi të caktuar, ose me të ardhura vjetore prej 20 milionë juanë (16.85 milionë dollarë) ose më lart, arriti në 305.68 miliardë juanë, 2.28 herë më shumë se në vitin 2018, sipas “China Securities Journal”.

Numri i profesionistëve të talentuar që punojnë në fushën e inteligjencës artificiale në Shangai është rritur nga 100.000 në vitin 2018 në 230.000 në vitin 2021, bëhet e ditur në një raport të agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”.

Në rregullore thuhet se autoritetet lokale do të promovojnë ndërtimin dhe përdorimin e platformave të burimeve kompjuterike publike dhe do të ofrojnë mbështetje publike për fuqinë kompjuterike për teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe zhvillimin industrial.

Rregullorja synon të promovojë inovacionin e përgjithshëm dhe përparimet në industrinë e inteligjencës artificiale, duke mbështetur zhvillimin e industrive kryesore të lidhura me AI dhe duke forcuar grumbullimin e ndërmarrjeve të inteligjencës artificiale.

Qyteti do të eksplorojë menaxhimin e klasifikimit dhe mbikëqyrjen e “sandbox”, një sistem fleksibël mbikëqyrjeje për inovacionin teknologjik, për të stimuluar kapacitetin e inovacionit të subjekteve të ndryshme dhe për të zgjeruar hapësirën e zhvillimit për industrinë e inteligjencës artificiale, theksohet në rregullore.