Kina lëshon tre satelitë të rinj "Shiyan"
2022-09-27 18:18:22

Kina nisi tre satelitë të rinj me një rakete bartëse "Marshimi i Madh-6" nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it në provincën Shanxi të Kinës Veriore në orën 7:50 të mëngjesit të së martës.

Satelitët, përkatësisht "Shiyan-16A", "Shiyan-16B" dhe "Shiyan-17", kanë hyrë në orbitën e paracaktuar.

Ata do të përdoren kryesisht për rilevimin e tokës, planifikimin urban dhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive.

Nisja shënon misionin e 440-të të serisë së raketave bartëse "Marshimi i Madh".