Mbyllen aplikimet për mbështetjen financiare për prodhimin e grurit
2022-09-26 14:44:12

Mijëra fermerë janë interesuar për të aplikuar për skemën e mbështetjes me financime për prodhimin e gririt, një masë që ndërmerret për herë të parë në Shqipëri.

Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Eranda Selmanaj në një intervistë për mediat televizive tha se procedura e aplikimit ka qëne shumë e thjeshtë dhe buxheti i alokuar prej 500 mln lekë do t’i shërbejë fermerëve për shtim të sipërfaqeve.

Kallëza gruri (Foto infoshqip.com)

Kallëza gruri (Foto infoshqip.com)

“Skema e mbështetjes së grurit është një skemë për herë të parë. Kjo edhe si nevojë që e shikojmë këtë vit nga lufta që po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë ku qëllimi dhe politika e qeverisë është të mbështetet mbjellja dhe rritja e sipqrfaqes së grurit. Kemi një buxhet të alokuar 500 milionë lekë nga Fondi i Rezistencës Sociale për të cilin ne kemi hapur një thirrje për aplikim nga data 1 shtator dhe është aktive deri në datën 23 shtator. Procedura e aplikimit është shumë e thjeshtë, pa dokumenta, nëpërmjet portalit e-albania ku fermeri logohet me kredencialet e tij në këtë portal, duhet të ketë NIPT fermeri, të regjistruar dhe deklaron sipërfaqen që do të mbjellë me grurë dhe kaq është momenti i aplikimit, pa dokumenta. Më pas pas 5 ditëve që do të mbyllet afati i aplikimit ne do të shpallim listat e fituesve dhe fermerët më pas kanë 15 ditë kohë të dorëzojnë dokumentin e pronësisë mbi të cilën do të jetë sipërfaqja e mbjellë me grurë. “- thotë Selmanaj

Nuk kanë  munguar fushatat informuese për fermerët që ta kenë më të qartë aplikimin.

“Dua të theksoj dhe të qartësoj për të gjithë ata që na ndjekin pasi kemi patur një fushatë informuese. Pra, ekipi i ABZHR-së ka dalë në terren për të qartësuar të gjithë fermerët, për t’i udhëzuar dhe nxitur që të aplikojnë, që ky buxhet të përthithet dhe të disbursohet brenda vitit, deri në dhjetor. Kemi hasur një vështirësi apo një moskuptim për cështjen e dokumentave të pronësisë. Për të palikuar për këtë skemë janë të pranueshme: certifikata e pronësisë aty ku është e regjistruar, tapitë e vjetra të tokës sipas ligjit 7501, kontratat e qiramarrjes ose huapërdorjes, gjithashtu për fermerët që përdorin tokën bujqësore por për një arsye ose një tjetër nga pronarti nuk ka një dokument, një kontratë qiraje të noterizuar, pranohet dhe aktmarrëveshja midis dy palëve, por duhet të konfirmohet nga njësia adminitsrative që kjo tokë realisht punohet nga ai që e ka marrë në huapërdorje apo qiramarrje. Pra, që të jetë sa më e thjeshtë dhe subvencionimi apo pages ti shkojë fermerëve që realisht e punojnë tokën dhe e kultivojnë grurin”-shton Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR-së.

Duke qenë se është hera e parë, pritshmëritë janë që skema të jetë e vazhdueshme dhe me më shumë mbështetje.

“Financimi është 30.000 lekë për hektarë dhe në këtë thirrje për aplikim që kemi për grurin, prioritet kanë sipërfaqet më të mëdha, duke qenë se synohet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella, ku minimumi është 1 hektarë por nuk është detyrim që 1 hektarshi të jetë në një bllok, mund të jetë në disa parcela, por totali i parcelave të përbëjnë 1 hektarë. Dua të theksoj që nndryshe nga skema e naftës që është përsëri mbështetëse ku edhe gruri është përfshirë dhe është mbështetja më e madhe e dhënë ndonjëherë nëpërmjet skemës së naftës dhe edhe për këtë skemë kemi prapë një fond shtesë 500 milionë nga Paketa e Rezistencës Sociale, kemi filluar shpërndarjes e kartave të naftës për fermerët, që të ndihmojë edhe në sezonin e mbjelljeve të vjeshtës. Pra, për grurin kemi pas dhënë suport dhe financim naftën, tashmë i shtohet dhe një mbështetje e re që është me pagesën për sipërfaqen e mbjellë, por në skemën e grurit do të verifikojmë të gjitha parcelat. Pra, pagesat do të kryhen bazuar në sipërfaqen faktike të mbjellë dhe është një pagesë  direkte në llogarinë e fermerëve. “-tha  Eranda Selmanaj

Gruri (Foto Albinfo)

Gruri (Foto Albinfo)

Shuma prej 30 mijë lekë është vendosur pas një studimi të kryer për kapacitetet prodhuese të grurit dhe vështirësitë ne vend.

“Sikurse unë përmenda kjo është mbështetje që është për herë të parë, nuk ka ekzistuar më përparë dhe në momentin që është bërë studimi sektorial për mbështetjen u vendos vlera e financimit që të jetë sa më gjithëpërfshirëse, pra të mbulojë dhe të lehtësojë rritjen e kostove, të imputeve, të farës, të mbjelljes për fermerët dhe të kemi sa më të shtrirë. Vitin e ardhshëm do të rishikohet dhe në fillim të vitit është ngritur një ekip pune i përbashkët i Ministrisë së Bujqësisë ku është pjesëmarrës dhe AZHBR-ja për të krijuar kriteret e aplikimit dhe masat e financimit për vitin 2023 dhe janë marrë të gjitha kërkesat, ankesat ose sugjerimet dhe nga grupet e fermerëve gjatë fushatës që përmenda informuese, ndërgjegjësuese dhe kjo ka qenë një nga cështjet që është ngritur që të rritet pak më shumë financimi, për të mbuluar një pjesë më të madhe të kostove. E përmenda që është nafta nga njëra anë që mbështet një pjesë të kostos së punimeve të mekanizuara për grurin, gjithashtu dhe kjo pagesë për sipërfaqe që të lehtësojë një pjesë të kostove dhe dihet që nuk mbulon 100% të gjithë kostot e mbjelljeve, por është një incentivë që synon për të rritur dhe më shumë sipërfaqen e shtuar t ëmbjellur me grurë.”

Shuma prej 30 mijë lekë për hektar, mbështet një pjesë të kostove dhe për këtë arsye është ngritur një grup pune, i cili do të përcaktojë se sa do të jetë vlera e mbështetjes për vitin e ardhshëm