Banka qendrore kineze rrit normën e rezervës së rrezikut të këmbimit valutor për të stabilizuar tregun
2022-09-26 15:56:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka qendrore e Kinës njoftoi rritjen e normës së saj të rezervës së rrezikut të këmbimit valutor nga zero në 20 për qind duke filluar nga e mërkura, në sfondin e zhvlerësimit të fundit të juanit kinez ndaj dollarit amerikan.

Banka Popullore e Kinës (PBOC) theksoi se një masë e tillë synon stabilizimin e pritshmërive të tregut valutor dhe forcimin e menaxhimit të kujdesshëm makroekonomik.

Rritja e normës së rezervës të rrezikut të këmbimit valutor do të shtojë koston e tregtimit të valutave kundrejt juanit, duke ndihmuar kështu në balancimin e ofertës dhe kërkesës në tregun valutor, shkroi Wen Bin, kryeekonomist në Bankën "Minsheng" të Kinës, në një opinion në "Finance Sina".

Treguesi i dollarit amerikan ka qëndruar pranë nivelit më të lartë të dy dekadave këtë muaj, ndërsa monedha kineze e kaloi vlerën e këmbimit 7 juanë për një dollar, më e ulëta në dy vjet, euroja ra në nivelin më të ulët në 20 vjet dhe jeni japonez shkoi drejt vlerave më të ulëta të këmbimit në 24 vjet. (Artan/Fani)