Zgjidhen të gjithë delegatët e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-09-26 14:16:18

Delegatë në ceremoninë e mbylljes së Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, 24 tetor, 2017(Foto:VCG)

Delegatë në ceremoninë e mbylljes së Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, 24 tetor, 2017(Foto:VCG)

Gjithsej 2 296 delegatë u zgjodhën për të marrë pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), sipas një deklarate zyrtare të publikuar të dielën.

Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së planifikohet të mblidhet më 16 tetor në Pekin.

Delegatët përfshijnë jo vetëm udhëheqësit e Partisë, por edhe anëtarët e PKK-së në bazë, disa prej të cilëve janë nga pakicat kombëtare, vihet në dukje në deklaratë.

Sipas saj, delegatët janë nga një sferë e gjerë fushash, duke përfshirë ekonominë, shkencën e teknologjinë, mbrojtjen kombëtare, politikën dhe sektorin gjyqësor, arsimin, sektorin e promovimit, kulturën, shëndetësinë, sportin dhe administratën shoqërore. (Artan/Fani)