Shqipëria drejt “Open Banking”
2022-09-26 10:36:43

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eduard Shalsi, tha se, veçanërisht pandemia, i dha një shtysë të fortë banking-ut online. Bankat u nxitën drejt investimeve të rëndësishme në fushën e inovacionit, njofton “RTSH”.

Shalsi tha se institucionet shtetërore janë ato që tashmë duhet të ecin me ritmin e kohës. Ai iu referua edhe sulmeve të fundit kibernetike kundës sistemeve digjitale shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë së tyre.

Drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla, tha se prej dy vitesh janë ndërmarrë ndryshimet e nevojshme ligjore për zhvillimin e “Fintech” në të gjitha format. Ai tha se dy sektorët, bankat dhe “Fintech” do të jenë komplementare në emër të ofrimeve të shërbimeve më cilësore për qytetarët e bizneset. (Fatosi)