Bashkësia ndërkombëtare e vlerëson Nismën e Zhvillimit Global si koncepti më i integruar në botë
2022-09-26 19:40:56

Foto:VCG

Foto:VCG

Në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në sesionin e 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësuesit e vendeve në zhvillim kanë bërë diskutime të zjarrta mbi Nismën e Zhvillimit Global të propozuar nga Kina.
Në sfondin e sfidave të shumta para së cilës ndodhet ekonomia botërore, në shumë vende ekonomia, shoqëria dhe jetesa e popullit kanë pësuar goditje të rënda. Nisma e Zhvillimit Global e paraqitur nga Kina ka ofruar një rrugë të mundshme për përshpejtimin e vënies në jetë të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, ka ndërtuar një platformë bashkëpunimi, ka përqendruar burimet e zhvillimit dhe ka ofruar rrugëzgjidhjet e Kinës për përballimin e vështirësive dhe sfidave të ndryshme. Drejtori ekzekutiv i UNDP-së, Achim Steiner, është i mendimit që kjo nismë është koncepti më i integruar që vendet në botën e sotme kanë arritur nëpërmjet njohjes së thellë të gjendjes së tyre të brendshme.