Presidenti kinez shkruan parathënien e përmbledhjes letrare për përtëritjen kombëtare
2022-09-26 17:01:15

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping ka shkruar një parathënie, të titulluar "Ecja përpara në rrugën e përtëritjes kombëtare", për veprat letrare të përmbledhura në Bibliotekën "Rigjallërimi, që do të publikohet së shpejti.
Në parathënie, presidenti Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i  Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, thekson domosdoshmërinë e nxjerrjes së mësimeve nga historia, të reflektimit për të kaluarën dhe të vështrimit drejt së ardhmes,  duke ecur përpara në rrugën e përtëritjes kombëtare.