Kombëtarja shqiptare e futbollit u mund 1-2 nga Izraeli në ndeshjen e zhvilluar në Tel Aviv, duke i dhënë lamtumirë vendit të parë në grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Në pjesën e parë futbollistët shqiptarë krijuan raste shumë të mira me Armando Brojën, i cili nuk shënoi në momentet e fundit.
Izraelitët u shfaqën të rrezikshëm në portën shqiptare me aksionet e nisura nga kapiteni Dasa.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Izraelin, që kaloi në avantazh me gol të Shon Weissman, falë dhe gabimit të Elseid Hysaj dhe mbrojtësve të qendrës.
Dy minuta para fundit të takimit Myrto Uzuni barazoi rezultatin me një gol spektakolar. Por, një gafë e Enea Mihajt në minutën e dytë shtesë solli golin e dytë të Izraelit me anë të Tai Baribo.
Shqipëria mbetet në vend të fundit në grup me një pikë.
Të martën Shqipëria pret Islandën në “Air Albania”, me shpresë se mund të marri vendin e dytë në grup. (Fatosi)